Zbulohet shtatorja e re e Skënderbeut

3 Mars 2025, 08:48Kulturë TEMA
Zbulohet shtatorja e re e Skënderbeut

Sot në Lezhë u festua 581 vjetori i Kuvendit të Lezhës, që është  mbajtur me 2 Mars 1444 nga Gjergj Kastrioti.

Në përkujtim të kësaj ngjarje, në sheshin përballe vendvarrimit të Skënderbeut, u vendos shtatorja e heroit Kombëtar Gjergj Kastriot, Skënderbeu.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, i cilësoi aktivitetet në kuadër të kësaj dite të  shënuar, “festë të përbashkimit me pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare”.

“Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryetari BDI në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti, ish kryetari parlamentit maqedonas Talat Xhaferri, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ministri Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Kosovë, Rozeta Hajdari, deputetja Shqipe Selimi, deputeti Daut Haradinaj, Kryetarja e Komunës Preshevë Ardita Sinani, Kryetari Komunës Ulqin Genc Nimanbegu, Kryetaret e komunave të Kosovës Gazmend Muhaxherrri Pejë, Ramiz Lladrovci Drenas, Ekrem Kastrati Malisheve, Ferit Idrizi Vushtri, luftetarë e veprimtarë të shquar si, Lahi Brahimaj, Nait Hasani, Ramadan Selimi, Ruzhdi Kurtishaj, Ambasadoret Skender Durmishi dhe Qemal Minxhozi, shumë miq dhe qytetarë nga të gjithë trevat shqipfolëse”, tha Ndreu.

“Skënderbeu, heroi ynë legjendar mblodhi në Lezhë prinjësit shqiptarë. Kuvendi i Lezhës krijoi një aleancë politike dhe ushtarake të fisnikëve shqiptarë kundër pushtuesve osmanë. U bë i pari bashkim politik në shkallë mbarëshqiptare që njihet në historinë e vendit. Në kuadrin e këtij Kuvendi, të njohur ndryshe në historiografi me termin “Besëlidhje”, fisnikët shqiptarë ruajtën të gjitha të drejtat që kishin mbi zotërimet e tyre”, tha Ndreu.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani,e quaji moment historik që tregon një testament të unitetit kombëtar shqiptar.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, përcolli urime të veçanta në emër të qeverisë shqiptare teksa tha se, mesazhi i kësaj ngjarje historike është bashkimi për t’i dalë për zot trojeve shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut, shembull për tu ndjekur edhe sot.

Kryetari BDI në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti, e vlerësoi model që ka krijuar kjo ngjarje që siç ai është shembull për tu ndjekur ndër brezat.

“Le të na shërbejë edhe Lezha edhe Kruja. Kruja për rezistencë, Lezha për bashkim dhe unitet dhe për diplomaci. Skënderbeu nuk ka qenë vetëm i shpatës por dhe i politikës, i diplomacisë nga më të avancuarit e kohës”, shtoi Ali Ahmeti, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë.

Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë.

Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botën krishtere ishin të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit, si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi që me këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalësohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame.

Kjo besëlidhje mori disa vendime. Vendimet e kuvendit ishin krijimi i një Besëlidhje Arbërore në krye me Skënderbeun, formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.

Eventi vijoi me një atmosferë festive nga një grup Arbëreshë nga Kalabria të kryesuar nga Kryetari i Unionit te Arbëresheve Itali, Ernesto Madeo, që i dhanë më shumë kuptim kësaj dite të madhe të Besëlidhjes. Si dhe me aktivitete nga artizanë, piktorë, fëmije, poetë dhe këngëtarë.

8 Komente

  1. K
    Kunguj

    Cfare skulptoresh! E paskan bere Skenderbeun me cizme kaubojsash. Lane nam

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      Popopopo u mblodhen gjithe pasardhesit e dobiceve te nizameve te sullton Muratit,ata te cileve G.Kastrioti u preu kokat se bashku me turqit pushtues......!? Fataleeeee!

      Përgjigjjuni
      1. m
        mesuesi 24

        Po presidenti yne ku ishte , se nuk e pashe ? Kesaj i thone " mblidhen mysafiret dhe mungon i zoti i shtepiese " ?!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eri

          Po çfar bashkimi ore Ali Ahmeti. Kuvendi Lezhes ka qene nje kuvend kryqezatash jo shqiptaresh. Pasi Lezha ishte e pushtuar nga Venediku . Dhe Skenderbeu tradhetare kishte dale dhe ishte rradhitir nga ana e pushtuesit. Fale Ballaban Pashes Skendebeu u zbyth nga Lezha . Dhe Lezha u iu kthye trojeve shqiptare qe mbroheshin me fanatizem nga shtetit otoman. Se pasi u shperbe perandoria e dime cfar ndodhi me 4 vilajatet shqiptare. Miqte e Skenderbeut kujt ja dhuruan.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Një banor I Tiranës

            Eri turku , nuk është aspak ashtu si thua ti , ke dëgjuar ndonjë hoxhë turk në xhami dhe të është trazuar truri . Dëgjo historianët dhe lexo historinë , jo Turqinë .

            Përgjigjjuni
          2. E
            Eri

            Nje banor iTiranes. Une tek historia bazohem. Kuptohet jo ajo e komunizmit qe ishte per te verber si puna jote. Ti po ashtu e beson qe me te vertete ne Lezhe eshte edhe varri i Skenderbut packa se ai varr eshte bosh. Dhe ti e beson patjeter qe aty eshte Skenderbeu. Sepse ashtu e thote historia qe ti e beson. Dhe nuk e di pse e lidh emrin tim me Turqit . Une skam pemendur turqit fare ne komentin tim.

            Përgjigjjuni
            1. G
              GJAURI

              BESLIDHJE E KRISHTER ,,,PA MYSLYMANET TURKALVANI,,

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tirana 1967

                Gazetaruc i gazetës Tema,nxirr disa foto te skulpturës se Skënderbeut,jo gjysem foto sic e ke nxjerre.. A po,harrova,te ishin femra zhveshur do kishe nxjerre me dhjetra..

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje