Ruajtja e kulturës arbëreshe, inaugurohen instalacionet artistike në Casalvecchio di Puglia

22 Korrik 2025, 12:18Kulturë TEMA
Ruajtja e kulturës arbëreshe, inaugurohen instalacionet artistike

 Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Silda Anagnosti Çepe, mori pjesë në inaugurimin e veprave artistike dhe instalacioneve të skulptorit me famë ndërkombëtare, Helidon Xhixha, një artist që me mjeshtëri bashkon artin dhe identitetin.

Në këtë aktivitet që u zhvillua në qytezën arbëreshe Kazallveqi (Casalvecchio di Puglia), morën pjesë autoritete lokale dhe përfaqësuesve të diasporës.
Instalacionet artistike nga artisti Helidon Xhixha janë pjesë e projektit Land Art.

Gjatë këtij aktiviteti, zëvendësministrja Çepe theksoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë shqiptare për ruajtjen e gjuhës, kulturës, artit dhe zakoneve arbëreshe, të cilat përbëjnë një dëshmi të rrallë të rezistencës shekullore, shkruan atsh.

“Ato përfaqësojnë ura të rëndësishme lidhëse mes Italisë dhe Shqipërisë, si dhe një hap të fuqishëm drejt një Evrope më të bashkuar, përmes rrënjëve të përbashkëta kulturore”, theksoi ajo.

Lini një Përgjigje