Sali Berisha nderon aktorin Naun Shundi: Humbje e rëndë për Teatrin, skenën, artin dhe kulturën

29 Gusht 2025, 14:20Kulturë TEMA
Sali Berisha nderon aktorin Naun Shundi: Humbje e rëndë për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe dramaturgut të njohur shqiptar, Naun Shundi, duke e cilësuar humbjen e tij si një humbje të pazëvendësueshme për artin dhe kulturën shqiptare.

“Dielli perëndoi përgjithmonë për Naun Shundin! Të dashur miq, Naun Shundi, aktor dhe dramaturg i shquar dhe një prind, bashkëshort dhe qytetar shembullor iku përgjithmonë në jetën e përjetshme”, shkruan Berisha.

Ai thekson se ndarja e Shundit nga jeta është humbje e rëndë për Teatrin, skenën, artin dhe kulturën, si dhe për gjithë kombin shqiptar. Berisha vlerëson se Shundi do të mbetet i paharruar jo vetëm për rolet e tij të gjalla dhe gjithëngjyrëshe, por edhe për guximin e tij në mbrojtjen e të vërtetave që besonte.

Akti i fundit i Shundit, sipas Berishës, ishte beteja për Teatrin Kombëtar, ku pas shembjes së tij ai ngriti miniteatrin privat “Zonja e Bujtinës”.

“Naun Shundi do jetojë gjithmonë në veprën e tij. I ndritur dhe i paharruar roli i tij në skenë dhe në jetë! Amin”, përfundon kreu i PD-së në reagimin e tij.

2 Komente

  1. M
    Mul mut Noka

    E shumta tre rreshta shkruan..

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sefer Daja

      Ah mor Sale, more kerme e pa groposur, ti, vetem kur i shkon nepermend emrat i perdhos le pastaj kur i permend ne mexhlis, i fulliq fare.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje