Shkodra i bashkohet “Night of Fortresses, Goes Green”, Kalaja e Rozafës do shërbejë për punëtori dhe ekspozita

9 Maj 2026, 17:22Kulturë TEMA
Shkodra i bashkohet “Night of Fortresses, Goes Green”, Kalaja e

Në Shkodër nisi edicioni i pestë i “Night of Fortresses, Goes Green”.

Aktiviteti nisi dje me punëtorinë “Riciklo, ruaj mjedisin, ruaj vlerat” dhe do të vijojë edhe në datat 9 dhe 10 maj.

Sot, ishin studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, dega e Arteve, të cilët ideuan dhe krijuan një instalacion me logon zyrtare të “Nights of Fortresses, Goes Green” e gjitha me mbetjet plastike nga vend depozitimet e tyre, në oborret e Kalasë Rozafa. Instalacioni ngjalli kureshtjen dhe vlerësimin e shumë vizitorëve në Kala.

Me këto aktivitete, edhe Kalaja e Rozafës i bashkohet nismës evropiane në kuadër të së cilës fortesat, kështjellat, muzetë dhe site të tjera historike në mbarë Evropën do të hapin dyert për vizitorët përmes programeve kulturore dhe edukative, të cilat lidhin trashëgiminë kulturore me praktikat e qëndrueshme dhe përgjegjësinë mjedisore.

Këtë vit përveç Kalasë së Rozafës, aktiviteteve u bashkohen edhe disa kështjella në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Në Rozafat do të zhvillohen:

– Punëtori me studentët e Universitetit Luigj Gurakuqi, Dega e Arteve.

– Ekspozitë pikture me tematikë rreth mjedisit dhe peizazhit me autoret Kaltrina Hoti nga Plava (Mal i zi) dhe Teuta Lagja.

Qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit për turizmin e qëndrueshëm dhe praktikat mjedisore, inkurajimi i përdorimit të përgjegjshëm të burimeve dhe pjesëmarrja aktive në mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu, edhe promovimi i trashëgimisë kulturore si një element kyç të zhvillimit të qëndrueshëm, me përfshirjen e komuniteteve lokale dhe promovimin e gjithëpërfshirjes. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje