
Shoqata Atdhetare Kulturore "Avni Rustemi" i ka dhënë Çertifikatë Mirënjohje gazetarit dhe intelektualit Kristo Mërtiri, me motivacion, si "Dashamirës i shoqatës "Avni Rustemi" dhe kontribues me shkrimet për figurën e heroit kombëtar Avni Rustemi".
Në një ceremoni të zhvilluar ditën e shtunë në Tiranë, me rastin e 20 vjetorit të botimit të numrit të parë të gazetës "LIBOHOVA", Shoqata organizoi një takim të zgjeruar me libohovitë, miqë e të ftuar. U ndanë Çertifikata Mirënjohje për disa personalitete, libri i sapobotuar për Libohovën, si dhe u recituan vargje nga bija e këtij qyteti, mësuesja e nderuar e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Violeta Bejleri Mita.
Takimin e çeli drejtori i gazetës Pëllumb Kumbaro, ndërsa Bexhet Çobani foli për historikun e saj dhe ndau falas librin voluminoz për Libohovën. Kryetari i Shoqatës dhe nipi i të paharruarit Avni Rustemi, Ajaz Rustemi, mbajti një fjalë të veçantë dhe në fund ndau çertifikata dhe për intelektualët e tjerë Agim Demi, Osman Buzo, Ëngjëll Fino, Bexhet Çobani, Nevzat Haxhiu, Pirro Koçi, etj.
Bravo. Respekte per shoqaten dhe gazetarin Mertiri.
Ishte kenaqesi e nder per shoqaten Atdhetare ‘AVNI RUSTEMI , qe ne takimin e organizuar te dates17 dhjetor ne Tirane me rastin e 20 vjetorit te gazetes “ Libohova “ te kishim te ftuar dhe gazetarin e njohur profesionist Kristo Mertiri Prania e tij ne kete takim por dhe fjala qe mbajti aty per gazeten ‘ Libohova ‘ u mireprite me interes e dashamirsi nga te gjithe pjesmarsit e takimit. Shoqata Avni Rustemi ‘ e nderoje kete gazetar fisnik me nje çertifikate mirenjohje Per profesionalizmin e tij te larte me shkrimet e tij atdhetare ne mbrojtje te figurave kombetare siç ishte shkrimi i tij per Heroin AVNI RUSTEMI tani se fundi ne shtypin e shkruar Nje shkrime qe i doli ne mbrojtje me atdhetarizem ketij heroi e vepres te madhe te tij qe e shkruajti ne momentin e duhur per tu dhene pergjigje atyre qe donin te perlyenin figuren e larte te heroit kombetar AVNI RUSTEMI Per shoqaten tone ky gazetar meriton shume dhe do te kete respektin e mirenjohjen tone gjithmone per shkrimet e pastra e kontribuese ne mbrojtje te figurave historike te kombit tone. Respekte
Perse nuk hapni dhe nje shoqate me emrin Zani Çaushi. Sepse si Zanin si Avniun i bashkojne shume gjera.
Ke shumë, shumë të drejtë. Këto ditë presim gruan tënde o "Edi". Ka lezet treshe-ngjeshe apo jo ? Antishqiptar e mut muti në breza !!!....
Te krahasosh Avni Rustemin me Zani Çaushin duhet te jesh te pakten analfabet ose i lindur ne 1997, se po krahason shqiponjen e malit me mizen ne bythe te kalit. Por ti do jesh nga fisi i Esatit. Ju dhemb akoma ajo qe beri Avniu.
Nga organizatorët, takimi ishte thirrur për të krentuar 20 vjetorin e gazetës "Libohova", dhe shumë mirë! Por shfrytëzimi i rastit për orientimin e tij drejt Avni Rustemit, mbart ca doza hipokrizie. Sepse një takim për të mund të bëhençt nga shoqata, në plrvjetorët e vetë Avniut, lindje, vdekje etj, por jo me kamuflim me veprimrari që i takojnë eventeve të tjera. Avniu ishte me origjinë nga Libohova dhe aq. Nuk njihet prej tij ndonjë kontribut i qenësishëm për të dhe plr të cilat libohovitët të ndihen krenarë. Janë pikërisht këto kontribute, që i japin respektin një personaliteti të çdo fushe. Akti "heroik" i Avniut, pra atentati ndaj Esad Toptanit, ish kryeministrit të Shqipërisë, është padyshim një akt historik, dhe ajo nuk mund ta shmangë dot, pavarësisht debateve të shumta që ka, sa për Avniun, aq dhe për aktin e tij. Mbas vitit 1990, me ndryshinet politike në Shqipëri, me Avniun dhe aktin e tij, nuk u morr më askush. Aq më pak nga shteti apo institucionet relevante që merren me historinë apo me figurat historike. Ndaj dhe qasje të tilla të sforcuara nuk i shërbejnë askujt, përveçse një pakice të papërfillshme të vetëquajtur "intelektualë". Libohovitët janë në të drejtën e tyre, që ashtu siç kanë një gazetë me emrin e saj, ashtu dhe mund të kishin një shoqatë me të njëjtin emër, pra shoqata "Libohova", që do ishte gjithpërfshirëse dhe ku do përfshiheshin aty gjithë banorët e trevës përreth saj. Gazeta do të ishte kështu dhe zëri i saj.