Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit të Manastirit në Sarandë, e cila në Janar të vitit 2022 doli nga harta e Parkut Kombëtar të Butrintit pas një vendimi të qeverisë shqiptare për rishikimin e kufijve të Zonave të Mbrojtura.
Projekti “Manastiri Resort” është i pari i miratuar nga qeveria shqiptare në vijën bregdetare nga Kanali i Çukës deri në Lagunën e Butrintit pas rishikimit të hartës së zonave të mbrojtura, ndërkohë që plane të tjera ndërtimesh janë në proces.
Nga Parku Kombëtar i Butrintit u hoqën me vendimin e qeverisë rreth 800 hektarë përfshirë edhe disa zona të Ksamilit.
Mbingarkesa e ndërtimeve, sic duket edhe nga pamjet nga ajri po shfaqet frikshëm në Ksamil , i cili ka një vijë të vogël detare për plazhe.
Peisazhe të paprekura mijëvjecare po dëmtohen në vijën bregdetare nga Saranda në Ksamil për t`u kthyer në plazhe dhe ndërtime.
23 zyrtarë të administratës publike dhe 1 noter, janë janë arrestuar nën dyshimet për abuzim me detyrën gjatë 21 muajve të fundit me urdhër të Prokurorisë së Sarandës dhe SPAK.
Ndërkohë rreth 48 organizata mjedisore shqiptare kanë kërkuar që të mos miratohet rishikimi i zonave të mbrojtura dhe 11 prej tyre janë paditëse ndaj vendimit të qeverisë dhe vijojnë betejen për anullimin e vendimit në një proces gjyqësor që vijon në gjykatën e Tiranës.
Përkundër këtyre reagimeve mazhoranca socialiste përgatitet të miratojë ndryshime të reja në hartën e zonave të mbrojtura në Shqipëri.
12 deputetë të Partisë Socialiste kanë kanë depozituar këto ditë një kërkesë për ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura”.
Projektligji i ri sjell sërish ulje të shkallës së mbrojtjes së zonave të rëndësishme natyrore të vendit për t`u hapur rrugë investimeve.
pisllek jazek
Pika e vockel e Mirela Kumbaro Furxhiut qe vjedh edhe dietat.
Para viteve 2000 ky ishte nje nga plazhet e bukur i arritshem lehtesisht dhe oa asnje ndertim mund te shkonte kushdo. rezistoi deri tani! derisa bastardet dhane leje per ndertim. tani e tutje vetem me leke mund te futesh. e duhet te paguash qe nga parkimi plehra!!!!
Jo ore nuk ndodh ajo gje.Rama biles nuk e la plaken e Vlores te beje shtese shtepie pa leje.Rama ka bere shtet!Te pakten pretendon si kaposhi ne maje te plehut!
I njejti stil nderimesh byth me byth me kuba,shemtire tipike e bregut te Sarandes , as pas 30 vjetesh gabime nuk vune mend , e njejta baterdi betoni , rendje per miliona , kafshoheni , bluheni dhe ne fund dh.....si e keni bere ne gjithe keto vite , Natyra e solli perle prej miliona vitesh per tu a lene ne dore bishave te egra qe ta shkaterrojne .....
Edi Rama eshte nje i droguar qe po shkaterron ne menyre te pakthyeshme Shqiperine e bukur te bere dhurate nga Zoti. Shqiptare ngrihuni dhe zbytheni kete te cmendur, eshte njesoj si Caushesku.
Sakte.
Me keq se Arber Malltezi. Ai te pakten kishte nje tapi te vjeter. Keta e grabisin komplet...Zoti i denofte te pangopurit e babezitur...