
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci iu është bashkuar sot homazheve në nder të aktorit të humorit, Zef Deda, i cili u nda dje nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Në një prononcim për mediat, Beci tha se ikja e Dedës është një humbje e madhe për artin, por edhe për mbarë Shkodrën.
“Është humbje e madhe. Përcjellim me respekt një figurë të jashtëzakonshme.
Jemi rritur me humorin e Zefin, në ditë të mira dhe të vështira. Do të mbahet mend për shumë role.
Brezat kanë shumë për të kujtuar. Sot e përcjellim me dhimbje. Do të mbetet inspirim për brezat”, tha ai.
Lini një Përgjigje