Benet Beci: Shkodra, me fat që pati Zef Dedën!

24 Nëntor 2023, 13:13Kulturë TEMA

Benet Beci: Shkodra, me fat që pati Zef Dedën!

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka bërë një homazh për ndarjen nga jeta të artistit të madh Zef Deda. Në një postim në Facebook, Beci shkruan: “Shkodra dhe gjithë publiku shqiptar humbi sot Zef Dedën! Artisti i madh do të mbetet në piedestalin e humorit e ne jemi kaq me fat që e patëm! Faleminderit për çdo buzëqeshje! Lamtumirë mjeshtër!”

Sot, Shkodra dhe bota e artit dhe humorit ndihen të tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Zef Dedës, një figurë e shquar e humorit shqiptar. Aktori dhe artisti i njohur la pas një rol të pazëvëndësueshëm në skenat shqiptare.

Zef Deda i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë, lindi në Shkodër më 27 korrik 1950.

Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

Homazhet do të mbahen ditën e Shtunë në Teatrin “Migjeni” nga ora 9:00 – 12:00. Më pas kortezhi mortor do të shoqërohet nga banda e qytetit në lamtumirën e fundit në varrezat e Rrmajit.

2 Komente

  1. G
    Genci

    U prehtë në paqe! E ka merituar!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Va fanculo

      Iku Zefi që thonë se ka qenë spiun,po kemi të birin që të bën për të vjellë kur bën humor,pa le kur boton foto me kriminelin sali

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje