
Mbrëmjen e së martës, më datë 21 nëntor 2023 në sallën e mbushur plot të kinema "Millenium", para një publiku të zgjedhur, duke përcjellë emocione dhe mesazhe të forta mbi përballjen tonë me të shkuarën komuniste. "Zojë", një realizim i ndjerë, nga skenarista, studiuesja dhe gazetarja Luljeta Progni dhe regjisori Pandeli Çeço, trajtoi një histori sa personale për skenaristen Progni, po aq edhe universale mbi faten e shumë grave, nënave dhe vajzave, që janë përballur me dinjitet dhe i kanë sfiduar regjimet totalitare, në të gjitha kohërat. Skenaristja Progni kishte zgjedhur të tregonte historinë e nënës së saj në vetën e parë duke e bërë edhe më emocionues përjetimin e atyre ngjarjeve të dhimbshme, si dhe në Gegnisht për të ruajtur origjinalitetin, në vazhdimësi të disa pjesëve të shkurtra të intervistës që ajo i kishte marrë nënës së saj, Zojë Progni. Filmi u shfaq në ekranin e madh me një gjuhë të veçantë imazhi sinkronizuar me rrëfimin të lexuar nga vetë autorja Progni, duke mbajtur të mbërthyer para ekranit shikuesit e shumtë.
Skenaristja e këtij filmi dokumentar Luljeta Progni tha se nuk ishte e lehtë për të, të trajtonte këtë temë gati autobiografike, ku personazhi kryesor ishte nëna e saj. "Zoja, fliste rrallë për vuajtjet e saj. Gjatë viteve të fundit u përpoqa disa herë ta intervistoja, por nuk munda të kem një intervistë shteruese. Shpesh ajo përlotej që pas pyetjes së parë dhe nuk fliste më. Dhe ndonjëherë kur fillonte të tregonte, mikrofoni nuk ishte aty. Por ashtu siç i di unë ato vuajtje, disa prej të cilave edhe i kam përjetuar, mendoj se duhet t’i dinë edhe të tjerët. Kam mësuar prej shumë historive të tjera, se Zoja nuk ishte e vetme. Shumë gra të tjera kanë vuajtur dhe janë përballur me persekutimin e diktaturës komuniste, kanë vajtuar fëmijët e tyre, kanë mbajtur gjallë shpirtin e bashkëshortëve dhe djemve nëpër burgje dhe e kanë mbrojtur familjen me shumë sakrifica".
Filmi dokumentar "Zojë", u mbësht nga Fondacioni Konrad Adenauer në Shqipëri dhe fondacioni "Kujto", përfaqësuesit e të cilëve, në fjalët përshëndetëse para premierës e vunë theksin mbi rëndësinë e trajtimit të këtyre temave delikate nga e shkuara e diktaturës në Shqipëri. Klaudia Zerva, përfaqësuese e Konrad Adenauer më Tiranë, tha se "Ballafaqimi me faqet më të errëta të historisë së një populli nuk është një detyrë e lehtë dhe nuk ka për të qenë kurrë e tille. Por që një popull të kontribuojë në luftën e tij për të projektuar veten në një të ardhme dmokratike është e domosdoshme, që të vërtetat të mos harrohen, që historia të mos deformohet, por të kuptohet dhe të shpjegohet".
Zerva shtoi se "njohja e përmasave të komunizmit, njohuritë për viktimat dhe kriminelet janë kusht për shërimin e plagëve që ka pësuar shoqeria jonë, e cila ka vuajtur pothuajse gjysëm shekulli nën një regjim komunist. Fatet e shumë familjeve, trauma prej të cilave shumë njerez po vuajnë ende sot janë si pasojë e kësaj të shkuare. Por jo vetem kaq, analiza e të shkuarës , ndihmon edhe për të njohur dhe luftuar perpjekjet e sotme për ngritjen e diktaturave të reja. Përjetimet, rrëfimet e të vuajturve, si në rastin e personazhit të këtij filmi dokumentar, do të na ndihmojnë të kemi një perceptim më real të asaj se çfarë ishte komunizmi dhe si funksionte e gjithë makineria e tij shkatëruese".
Me sqaroni dot,kjo Zerva e Konradit a Ka te beje me Zerven qe u cante barkun grave came ne Grueqiret?Si nuk merret kjo Zerva me hetimin e krimit antishqiptare ne Grueqiret? Ne shqiperi ne ate kohe funksiononte shteti ligjor. .Fati i gruas Progni nuk perfaqson fatin e gruas shqiptare dhe nuk mund te pergjithesohet Nje pyetje:-a eshte prej Tropojes?Nese e lidh gje me Sokol Prognin?Ky mburrej se e kishte daje nje qe ishte funksionar me i l'arte i Partise ne Ministrine e Brendeshme,denuar me grupin e Kadri Hazbiut.