‘Klytemnërsa mbretëresha e perëndesha e madhe’ e autorit Nikos Stylos, vjen dhe në gjuhën shqipe

16 Nëntor 2023, 13:52Kulturë TEMA

‘Klytemnërsa  mbretëresha e perëndesha e madhe’ e

Panairi i librit i cili i çeli dyert e tij vetëm disa ditë më parë, po e prezanton lexuesin me një shumëllojshmëri zhanerash për lexuesin. 

Një ndër këto libra është edhe Klytemnërsa  mbretëresha e perëndesha e madhe, me karakter mitilogjik i cili është prezantuar gjithashtu në panairin e librit në Tiranë.

Libri është i shkruar nga Nikos Stylos. Një shkrimtar  me prejardhje nga Preveza e Camèrise,i cili  prej dhjetra vjetesh, si arkeolog germon thellesive të shekujve, në gjuhët të lashta, në libra arkeohelenike  helenike, sidomos në mbishkrime vazosh etruske, te ekspozuara në muzeume të Europes nga me te njohurit.

Mes qindra mbishkrimeve dhe mijèra fjalève te miteve dhe te legendave me alfabetet greke, latin dhe etruske, ai veçon trajta fjalësh te lashta, te cilat, duke i përqasur me gjuhët fqinje të atyre kohrave, i quan pellazgjike tyrrene, ose, ndryshe etruske, kuptimin përmbajtësor të të cilave e zbërthen nëpërmjet shqipes. 

‘Klytemnërsa  mbretëresha e perëndesha e madhe’ e

Me këtë ndërmarrje tepër te guximshme për veshtirësitë shkencore, si dhe vështiresi të tjera, objektive dhe subjektive njerezore, deri tek praktika teknike, ai ka marre përsipër rolin e nje misionari kulturor për të zbuluar lashtësinë e gjuhës shqipe, të cilën e cilëson “gjuhën time amtare arvanite”, dhe, perkatësisht të identitetit shqiptar, mbetur në copëza të shpërndara nën “përmbytjet” natyrore dhe historike.

Vullneti dhe pasioni i tij i jashtēzakonshëm, kërkimi jetësor i stërmundim-shem, dijet multidisiplinare, të përthithura qëllimisht, shtrirja në një bibliografi mjaft të pasur në gregisht, gjermanisht, shqip, anglisht, ka për përligjie psikologjike dhe kulturore pohimin e identitetit vetjak, dhe te gjithe atyre, që kanë pasur dhe kanë të njejtën gjuhe amtare, shqipen aravanite, por ua kanë ndaluar e mohuar me menyra të ndryshme. 

Kush është Niko Stylos? 

Ai është i lindur në fshatin Ftinë të Prevezës. Ka studiuar në Itali statistikën dhe në Gjermani për ekonomi. Ka punuar më pas si mjeshtër i interierëve të brendshëm të restoranteve. 

Me gjuhën greke në kuptimin e vërtetë të fjalës ai erdhi në kontakt vetëm në shkollë. Kush fliste shqip në shkollë, ndëshkohej nga mësuesit. Por kjo atë nuk do ta dekurajojë. 

Kështu ai filloi të intersohet për arvanitishten, pra gjuhën shqipe. Ai gjeti fjalorin e Frang Bardhit latinisht-shqip dhe kjo bëri që të bindet se ajo që mësonte në shkollë nuk ishte e vërteta. Përkundrazi, e vërteta fshihej për arvanitasit. 

Më vonë ai vetë do të bëjë zbulime të rëndësishme për historinë e shqipes. Në mbishkrimet e padeshifruara deri atëherë me alfabet grek të pellgut të Mesdheut, shumë prej tyre në gjuhën etruske, Niko Stylos do të bëjë deshifrimin e tyre përmes gjuhës së tij amtare dhe me librat që do të shkruajë më vonë do të nxjerrë një të vërtetë të fshehur se këto epigrame janë në gjuhën e lashtë shqipe.

Gjithashtu Stylos është autor i disa veprave të tjera me karakter historik dhe gjuhësor si, Historia e shenjte e arvanitève (Athine, 2003; Prishtine 2004), Fjalori gregisht-shqip i Marko Boçarit (Tirane, 2007), Fjalori greqisht-shqip i Panajot Kupitorit (Tirane, 2011), Etruskishte-toskërishte (Tiranë, 2011), Fjalori katër gjuhësh i Danil Voskopojarit (Tirane, 2011), dhe, tani, (2023) Pellazgjika, histori, gjuhe, shkrim- Klytemnëstra- mbretèresha dhe perèndesha e madhe.

Krahas punës kulturore të pangjashme, janë, gjithashtu, kundërpërgiigje, po në fushën kulturore, ndaj ndalim-mohimit politik qe i kanë bërë të tjerët identitetit të tij amtar, që në fémijëri.

 

 

 

 

 

12 Komente

  1. D
    Do e blija Librin e N.S me kenaqsi

    Eshte shume Realiste pa i meshuar anen se tij Patriotike Shqiptare . Rrofsh Niko Stilo

    1. D
      Dorian

      Respekte për Nikon!!!

      1. E
        Erdogan

        Po perse (perke ital) o Niko-Laos (Niko shkurt (short angl). Emrin e ke Greke we do te thote Fitore e popullit (victore popolare). Perse je kaq Idhiotis (Idiot "shqip") dhe Ignorant (Injorant "shqip"). Kaq keq (kako greq) te ka infektuar (infection) Nacionalizmi i Deputetit Osmane Ismail bej Vlores, Frashellinjve,Hasaneve,Tahsimeve etj? Perse o Mavri perpiqesh me ato pak mendje (poco mind) qecte ka dhene Zoti te marresh rrugen "e detit" me kembe si Krishti qe "U ngjall dhe beri Mrekullira Miracle angl)?

        1. P
          Para Laci

          Po ti qe i perkthen ne Anglisht, a dijn see Anglishtja perbehet nga fjale Frenge dhe Latine? Por prap hyjn ne gjuhen Gjermanike? Sepse rrenjet i ka Gjermanike. Anglishtja eshe gjuhe e re po ta krahasosh me ate te shqipes.

          1. C
            Concili

            Erdokari do jete ndonje nga keta te albanologjise tone zyrtare, se ata bejne krahasime me fjale te tjera, por pa bere etimologjine thelbesore sesi jane krijuar keto fjale, te cilat ne gjuhet me te cilat i krahasojne, ata vec se i thone pa asnje kuptim, ndersa shqipja i shpjegon deri ne formen nje rrokore.

          2. C
            Concili

            Erdokar, fillove prape ti me refrenin tend si pllake gramafoni te prishur? O gjakprishur, pa shqipen, graqishtja, por edhe italishtja nuk do te ekzistonte, por ty dhe shume si ty u ka mbush trurin papudhi qe dergonte bandat gjakatare te cilat vrisinin gra, pleq, femije kush nuk shkonin ne kishen e tyre, apo mesonin gjuhen e tyre shqipe. U duken te gjitha fjalet e huaja, por si per cudi te gjitha fjalet marrin kuptimin e tyre thelbesor nga shqipja, duke filluar nga ajo 'Tagjigudhia'...Trego(gu)-di. Ik, gris bythen, sic e ke zakon.

          3. D
            Deda...

            S'dalin gaztoret tanë por duhet dhe një grek.. Perfundimet shkencore perftojne legjitimitet shkencor permes tubimesh shkencore serioze nderkombetare... Edhe unë kam ndermend të shkruaj një liber ku të vertetoj se kur bie shi, ai të lag...

            1. d
              demokrati

              Por per Akademine e llosheve te cabej, mendja e ndritur dhe prodhimtaria dhe guximi intelektual i Profesor Niko Stillo nuk eshte e denje per titullin Akademik.Zbulimet dhe aftesia analitike e Profesor Stillo nuk kane te dyte.

              1. L
                Loshat = Galloshat e Vjetra te Grrisura hudh plehr

                gaLloshat jane tashme kalbur dhe hudh ne Kazanet e Plehrave

              2. O
                Oh sa kom qesh

                Bre bre, po pse camet jevgj jane?

                1. C
                  Concili

                  Ku e shef jevg Nikon Stilon ti? Eshte foto qe nuk ka drite. Ja tek e ke Niko Stilon, flet dialektin Cam. https://www.youtube.com/watch?v=HJee41Gh_hw

                2. O
                  Osmani

                  Niko Stillo eshte arvanit i ritit grekorthodhoks ,,,nuk eshte myslym ,,turkocam ,, ,

                  Lini një Përgjigje