Gazeta italiane: Zbulohen dëshmi të epokës romake në zonën arkeologjike të Butrintit

15 Nëntor 2023, 09:54Kulturë TEMA
Gazeta italiane: Zbulohen dëshmi të epokës romake në

Aktivitetet e gërmimeve të këtij viti kanë nxjerrë në dritë një strukturë ende të ruajtur mirë, duke bërë të mundur dokumentimin për herë të parë me fotografi dhe rilevime topografike të shtyllave të një ure të epokës romake që lidhte kepin mbi të cilin ngrihej qyteti antik me fushën e Vrinës.

Ekspertët zbuluan mbetje të zhytura në ujë, të një ure të lashtë romake dhe të një strukture, pjesërisht të shembur, me dysheme të zbukuruara me pllaka mozaiku, gjithashtu të epokës romake, por të përdorura për një kohë të gjatë, madje edhe në kohët e vona antike dhe mesjetare, shkruan në një artikull e përditshmja italiane “La Gazzetta dell’Emilia”.

Zona arkeologjike e Butrintit, në Shqipëri, nuk pushon së ofruari surpriza.

Në bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës, Departamentin e Historisë, Kulturës dhe Qytetërimit, dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, sipas një marrëveshjeje me Institutin e Arkeologjisë së Tiranës dhe Parkun Kombëtar të Butrintit, gërmimi dhe hetimi nisi në 2015 dhe që atëherë janë kryer një sërë aktivitetesh për të rizbuluar dëshmitë e shumta të këtij qyteti të pasur të Epirit të lashtë.

Kryesisht, që nga viti 2019, grupi kërkimor, i drejtuar nga profesor Enrico Giorgi i Universitetit të Bolonjës dhe prof. Belisa Muka e Institutit të Arkeologjisë së Tiranës, është angazhuar në gërmimin stratigrafik të akropolit.

Gjatë aktiviteteve të ndryshme të gërmimit, dolën në dritë dëshmi të ndryshme të jetëgjatësisë së vendit, i cili u banua pothuajse pa ndërprerje nga fundi i epokës së bronzit deri në shekullin e XVIII.

Kërkimet e vitit 2021 u përqendruan në një zonë të shenjtë të rrethuar nga mure shumëkëndëshe imponuese duke dokumentuar fazën e parë të strukturimit të vendit në epokën arkaike.

Ndërsa dy aktivitetet e gërmimeve të këtij viti, në qershor dhe shtator, nxorën në dritë dëshmi të momenteve të mëvonshme dhe po aq të rëndësishme.

“Vitin e kaluar, falë një sërë metodologjish jo invazive, kryesisht hetimeve gjeofizike duke përdorur radarin depërtues në tokë, ne evidentuam disa ‘anomali’ në nëntokë që tregonin praninë e strukturave të mundshme ende të groposura”, tha prof. Giorgi.

Gjatë aktivitetit të këtij viti, ne vendosëm të verifikojmë natyrën e njërës prej këtyre anomalive përmes gërmimeve. Me rezultate të papritura, anomalia doli të ishte muri rrethues i një ndërtese ende të ruajtur mirë në pjesën e poshtme të saj, falë shembjes së çatisë që shënoi braktisjen përfundimtare të saj”, shtoi ai.

“Pasi u hoqën materialet e shembur, dolën në dritë dyshemetë të dekoruara me pllaka mozaiku të epokës romake, së bashku me shumë materiale të tjera që datojnë në kohët e vona antike dhe mesjetare”, tha Giorgi.

Por, surprizat nuk vijnë vetëm nga nëntoka. Zbulimi nënujor në lagunën që rrethon zonën arkeologjike, I kryer në bashkëpunim me prof. Stefano Medas të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore të “Alma Mater” (Kampusi i Ravenës) dhe me kompaninë “Idra” në Venecia, bëri të mundur identifikimin e shtyllave të një ure të epokës romake.

“Ura lidhte kepin e Butrintit me fushën e Vrinës, duke lejuar edhe kalimin e ujësjellësit që furnizonte zemrën e qytetit romak”, tha Enrico Giorgi.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për kërkimet në qendrën e Epirit të lashtë, pasi për herë të parë mbetjet e zhytura të urës janë dokumentuar me fotografi dhe rilevime topografike”, theksoi ai.

Aktivitetet e këtij viti bënë të mundur edhe përfundimin e rilevimit topografik me skanim lazer të qarkut të murit të qytetit të epokës helenistike.

Ky aktivitet, funksional për verifikimin e gjendjes aktuale të konservimit të monumenteve në parkun arkeologjik, ishte pikërisht pikënisja, në vitin 2015, e projektit të bashkëpunimit më të gjerë mes Universitetit të Bolonjës dhe Institutit të Arkeologjisë së Tiranës në zonën e Butrintit./ata.gov.al

12 Komente

  1. V
    Vec ktyre

    u zbuluan edhe dy WC ku u gjeten Tangat e Pederasteve Grek te punesuar ne Butrintin e Epirioteve pra Albanese-ve qe i mbanin ne Oborrin e tyre kto (Ai/Ajo greke ) kur dhej qe ne Lashtesi pallimi i Haleneve _pra pedersta ishte nji Kulture Helene e shperndare kudo aso kohe ne Mediterranio . Pederastet Helen tregtoheshin edhe ne Sicili e Spanj psh Valencia por edhe ne France ka pasur te tlla Bordello Helenesh e kudo ne ate Boten Antike . Sidoqifte halenais e lashte ,i kan sherbyer shopqerive te asaj kohe duke i hequr sadopak shtresin mbasi i afronin botht e tyre fqinjeve te vet si psh Epirioteve Shqptare qe ja funn deri ne rreze me kenaqsi e rrespektuar Kultuen e Lashte Helene edhe ne Butrinte

    1. K
      Kujtim

      Mbylle gojën o idiot i lindur! Mbaj fort fashizmin italian ti çoban me dhi,se kultura nuk është sport për ty... Kulturë romake ka gjetur o kafshë tagjie,jo kulturë shqiptare apo pirdhire....dhe kulturë romake ka gjithë Mesdheu!! Po ti gjej bythën e radhës për të lëpirë.....

      1. V
        Vec ktyre

        Kujtim , pseeee di bytha jote prej Mbeturine Sufllaqesh c'eshte Kultura ? Hah ha ha ha Hik er zorraxhi e q!u katundit

    2. E
      Erdogan

      Keshtu "eshte" o turk i Basarduar (bastard angl) me comentin 'Vec ktyre'. Dobicat e Turqise ishin Epirotet e tyrqizuar si Deputeti Osman Ismail bej Vlora,Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet etj. Per popullin Greke dhe Heronjte e Kombit te vetequajturit Skip-Tare you jini turq ne Emra,Mbiemra,Istitucione Arabe Xhamite,Teqete,Medresete,Skoliot Turke etj. You i kini duart me gjak o Mavri. Bushi ua tha qe jini nje popola (popull "shqip") Islamike. D.m.th nuk you lidh dicka me historine dhe luften e Arvanitasve qe dhane jeten per Greqine. Per you do ishte mire te zbulohej ndonje Bust i ndonje Sulltani "Te lashte".

      1. C
        Concili

        Erdokar, lexo pak me mire kush nuk ka lidhje me zonen tone, dhe ai popull nuk jeni ju, bythzinj, qe sa here flasin Europianet perendimore per historine gjithmone hedhin pyetjen, c'pune kane keta bythzinjte me Greqine e lashte, sa here shikojne greket e sotmen, pervec Arvanitve qe e kane surratin si shuallin e kepuces.

      2. a
        astrit

        Lajm i bukur.

        1. P
          Poseidon

          E KENI GABIM SE BUTRINTI ESHTE GREK SIPAS EDHE TARES DHE ATIJ ARKEOLOGUT KOQE.......BILE GJITHE SHQIPERINE POR EDHE ROMA ESHTE GREKE,,,, PSE NUK E NDERTOI ENEA?????? KU KA TE TJERE PERVEC GREKET E NE EUROPE VETEM SE JANE GREKET PELLAZGE DHE PER DREQ JANE NE PERFUNDIM PO SHQIPETARE (PERVEC PAK QE KANE ARDHUR NGA AFRIKA DHE AZIA ). PRA SHQIPETARE ORTODOKSE QE KANE SHTET ME VEHTE SI SERBIA MALI I ZI TURQIA MAQEDONI BOSNJA E DERI NE RUMANI......JANE PO SHQIPETARET ME PREJARDHJE...........PAS RENIES SE PERANDORISE OSMANE SHTETET U FORMUAN SIPAS NDARJES QE KISHIN BERE TURQIT DHE ME VONE U KONSOLIDUAN DHE ME GJUHE QE U RREGULLUAN ME LIGJE SIC U BE NE SHQIPERI QE TE MOS KISHIN LIDHJE ME NJERA TJETREN DHE KJO SHKATERROI PERFUNDIMISHT GJUHEN SHQIPE DUKE E BERE TE DREJTE VETEM PER PAK NJEREZ KUR ISHTE GJUHE E BALLKANIT PELLAZGO ILIR........

          1. M
            Muharremi

            Butrinti ,,grek ,,,ta gezojne te gjith orthodhokset ,,,dhe apollonia greke ,,ta gezojne ,,,

            1. M
              MARLUX

              Nuk ka si te jete Butrini grek, kur Epiri nuk ka qene grek. Vete autoret e lashte thone qarte ku fillonte ajo qe quhet 'Bota Greke(Helene)', ne gjirin e Ambrakise. Eshte shkruar e zeza mbi te bardhe sesi filloi te perhapej si gjuha greke, por edhe ajo qe quhet kulture e tyre mbas shekullit te 6 para eres sone nga zona e Korinthit, dhe me vone me mbretin Molos, Tharypa i cili ashtu si Aleksandri i Madh u dergua ne Athine qe femije per t'u shkolluar dhe me vone ai solli kulturen Greke. Duhet te kujtojme, se kur Enea dhe shume Trojane erdhen ne ate zone dhe pane Butrintin, u kujtoi atyre Trojen, pra Butrinti ka pasur shtresat e hershme qe para luftes se Trojes. Edhe nqs lexoni artikullin, flet qarte per epoka te ndryshme, ashtu sic shikojme edhe shtresa te ndryshme ne Butrint, nga ato te hershmet me gurjet Iliro-Pellazgjik, dhe me vone duken shtresat e qyterimve te epokave nga ajo qe quhet 'Helene', te cilat nuk i ndertuan ata qe quhen grek, por vendasit si pune a mbretit Tharypa e me vone qe adoptuan pjese te kultures. Me vone me ardhjen e Romakeve shikojme shtresen Romake, duke kaluar tek ajo Bizante, Veneciane, e deri tek ajo Otomoane.

              1. B
                Bir Selmani nenes ke te.....qi me pare.

                Ramuti thote qe Butrinti eshte shqiptar, por deri me sot germimet kane treguar se aty nen rrenoja cdo gje eshte romake dhe greke, mbetet qe kete t'a zgjidhin mes tyre greket me italianet. Sipas Sazan Gurit, Butrinti eshte shqiptar se vete romaket jane te tille.

                1. U
                  Uo Selman bir graqriash me baba Turk !

                  Nuk rrenoja Romake e Greke o te dhjefte harixhu Azise ne goj , por jane Kulturat qe perfaqsonin Epokat e asaj Bote o injorantet e sufllaqit hahahahah . Ne ate kohe ka ekzstuar vetem shprehja Kulture Romake ,ndersa Kulture "Greke" eshte nj Term i shpkur mbasi Kurvat Plake poll nga bytha e saj Pederastin Grek me shekullin e 19 he na rruac . Ka pas nj Kulture Helene ,e gjitha e huatuar nga Egjiptianet e Lashte ,ku Bijt Gjaprinjt e Kurves Plake kpopjuan gjithcka ,qe nga Shkrimi i Lashte Egjyptian e Heroglifet etj etj dhe e intepretuan si Helen duke e modifkuar ate ,duke bere Shpikjen e Kurverise se Historise e quajtur Grek ! _ Po hk ja noj sufllaq andej e mos ha mut kot ktu ,per me bo zhurm sepse s'ta rras asnji Shqiptare ne Goj sepse ju filogreket jeni komplet me Side

                2. M
                  Macron

                  Merreni me ngadale djema mos u shani.Beni njehere pyetje vetes si do jemi mbas 1000 vjeteve dhe seshte cudi qe afrkane te thone qe kullen eifel e kemi bere ne se sic po vejne punet e gjithe bota po behet corap.Hajt diten e mire tung.

                  Lini një Përgjigje