Konferencë kushtuar Eqrem Çabejt, Gjinushi: Ecuria e tij në shkencë tregon se edhe shqiptarët mund të kapin majat e shkencës

9 Nëntor 2023, 16:10Kulturë TEMA

Konferencë kushtuar Eqrem Çabejt, Gjinushi: Ecuria e tij në

Në kuadër të 115-vjetorit të lindjes, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizoi një konferencë kushtuar prof. dr. Eqrem Çabejt.

Në këtë konferencë ka qenë i pranishëm edhe kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi.

Fjala e plotë e Gjinushit:

Pjesëmarrja dhe përshëndetja e punimeve të një konference shkencore është gjithnjë kënaqësi, por, kur ajo i kushtohet kryeshenjës së akademizmit e të shkencës shqiptare, anëtarit themeltar të Akademisë së Shkencave, prof. Eqrem Çabejt, kënaqësia kthehet në një nderim e krenari për vetë Akademinë e Shkencave. Prandaj ju falënderoj për ftesën e ju përgëzoj për faktin që keni zgjedhur këtë figurë qendrore të albanologjisë si model për nxitjen e pasionit për kërkimin shkencor tek të rinjtë.

Për çka përfaqëson profesori e akademiku Eqrem Çabej, si dijetar e shkencëtar; për veprën e tij në fushën e gjuhësisë e më gjerë; do të flasin këtu, më me kompetencë, specialistë nga më të njohurit të fushave të gjuhësisë, ish-studentë të profesorit atëherë dhe profesorë tuaj sot. Por do të dëshiroja të thoshja disa fjalë pse zgjedhja juaj është ajo e duhura dhe më inkurajuesja për brezat e rinj që dëshirojnë t’i kushtohen kërkimit shkencor e studimit.

Eqrem Çabej, pa diskutim, është modeli i një të riu shqiptar, që arriti të kthehet, me përkushtimin e talentin e tij, nga nxënës i shkollës së parë albanologjike në Botë, i asaj austro-gjermane, në përfaqësues nga më kryesorët e saj në albanologji; nga nxënës i albanologut me të njohur të kohës Norbert Jokl, në lartësinë e profesorit të tij të shquar e më pas ta çojë më përpara veprën e tij. Në këtë kuptim, profesori apo i riu Çabej, ecuria e tij në shkencë, në një periudhë mjaft të vështirë, në atë të Luftës së Dytë Botërore më pas të izolimit e ideologjizimit të skajshëm ideologjik, tregon se edhe shqiptarët mund të kapin majat e shkencës kur dinë të gërshetojnë pasionin me talentin.

Çabej dhe bashkëkohësit e tij, studiues e kolegë, bënë që albanologjia të vinte në shtëpinë e vet. Në rast se deri atëherë shkenca e albanologjisë e kishte qendrën në Austri e Gjermani, gradualisht, në fillimin e viteve 1970, siç shprehej vetë Çabej, ajo u vendos në Tiranë. Kështu, profesor Çabej me brezin e tij, treguan se mund të jemi të suksesshëm në shkencë jo vetëm individualisht, por edhe duke krijuar traditën e përvojën tonë, duke formuar individualitetin e deri shkollën tonë.

Këto janë fazat më të rëndësishme të pjekurisë së kërkimit shkencor, të cilat kanë një vlerë të veçantë në albanologji, pasi në të s’duhet vetëm të arrish e të ecësh me ritmin e të tjerëve, por duhet të jesh në pararojë, e duhet të kesh forcën e ballafaqimit me tezat e kundërta.

Sot ne pohojmë me lehtësi se gjuha jonë vjen nga ilirishtja; se ajo është nga më të vjetrat; se paraardhësit tanë janë ilirët; por vite më parë, në kohën e të riut Çabej, për arsye të mirënjohura, ishin më të pranishme e më agresive shkollat dhe studiuesit që përpiqeshin të propagandonin e të vërtetonin të kundërtën. Qysh në Kongresin e Parë të Studimeve Ilire, më 1972, në saje të veprës së Çabejt, Budës etj., u vërejt me kënaqësi se kishte filluar të ndryshonte balanca në botën albanologjike, brenda e jashtë Shqipërisë, në favor të tezave tona, të shkollës tonë.

Vlen të theksohet se në atë kohë institutet e para të albanologjisë, me një numër të limituar kërkuesish, kishin vetëm dy dekada jetë; se ende kërkimet arkeologjike ishin në hapat e para dhe shumë prej siteve arkeologjike ishin të pazbuluara, madje në ish-Jugosllavi ato mbaheshin të mbyllura ose përdoreshin për keqinterpretim. Pra, shkollës sonë të re i duhej të ballafaqohej me shkolla më të vjetra e shumë më të mbështetura në njerëz e mjete.

Në këtë përballje, nëpërmjet Çabejt, shfaqen disa nga tiparet e vlerat kryesore që duhet të ketë kërkuesi e shkencëtari, në dallim nga pseudoshkencëtarët apo amatoret entuziastë, pa u marrë me autodijetarët. Se pasioni në shkencë nuk tregohet duke bërë pohime e deklarime të nxituara, por në punën për gjetjen eprovave dhe fakteve shkencore në mbështetje të tezës që mbron; se teoritë e tezat e gabuara, deri dhe antishqiptare, nuk rrëzohen duke sharë bartësit, por duke i çmontuar e zhvlerësuar shkencërisht ato; se keqpërdorimi i fakteve e dokumenteve është cilësi e të paaftit dhe mediokrit; se patriotizmi tregohet duke e mbrojtur dhe argumentuar prejardhjen e lashtësinë e popullit e të gjuhës tënde me argumente shkencore të pranueshme e të pakontestueshme nga qarqet shkencore, jo duke rendur t’i paraqesësh ato në mënyrë të ekzagjeruar, shoqëruar me teza e prova diletanteske e deri qesharake.

Këtu përforcohet një tjetër tipar kryesor i veprës së Çabejt, si dijetar e kërkues që duhet ta ketë çdo kërkues, veçanërisht në fusha të tilla si gjuhësia, identiteti, historia e arkeologjia, ku shkenca prek kufijtë dhe interesat e politikës së ditës, ndjeshmëritë populiste, deri kufijtë e patriotizmit e nacionalizmit. Ai është modeli që diti t’i qëndrojë presionit politik e për glorifikim nacionalist në çdo periudhë, me bindjen se e vërteta shkencore duhet të jetë e pandikuar; se ajo, kur është e pandikuar, i shërben më mirë edhe çështjes kombëtare e patriotike; se shkenca shqiptare nuk duhej të ndiqte shembullin e fqinjëve; se ajo s’kishte dhe nuk ka nevojë as ta deformojë, as ta zbukurojë të vërtetën, mjafton që ta mbrojë e argumentojë atë. Kështu, p.sh., ai nuk rendi të shpallë një moshë absolute të gjuhës shqipe, por vërtetoi atë çka lejonin faktet, metodologjitë e teknikat e kohës, që ajo vjen nga ilirishtja dhe është ndër më të vjetrat gjuhë indoeuropiane. Sot, me metodat e reja, duke përfshirë inteligjencën artificiale, ka studime që vlerësojnë se gjuha jonë është ndarë nga trungu i familjes indoeuropiane 6-8 mijë vjet më parë, e kjo nuk ka asgjë kundërthënëse me albanologjinë si shkencë dhe me veprën e Çabejt, përkundrazi, konsolidon arritjet e tyre.

Ndokush që mund të thoshte apo të thotë sot pse nuk u pohua që atëherë se gjuha jonë është mijëravjeçare do t’i ngjante naivit që pyet pse Njutoni nuk zbuloi teoritë e Ajnshtajnit. Ecuria në shkencat albanologjike, shembulli i veprimtarisë e kontributit të Çabejt, janë tregues të asaj që shkenca dhe kërkimi shkencor zhvillohen në mënyrë piramidale: kontribuojnë me qindra, shkojnë më lart me dhjetëra, edhe më lart disa, dhe në fund majën e kap më i zoti. Dhe profesori, kolegët e bashkëpunëtorët e tij, ngritën me shumë mund e profesionalizëm piramidën e vërtetimit të tezës ilire për prejardhjen e gjuhës e të popullit shqiptar. Dhe e kapën majën e synuar. E për këtë do të ketë vlerësimin e të gjithë brezave. Ai ndërkohë parashikoi se në të ardhmen arkeologjia do të flasë më shumë se gjuha, pasi materia-objekt i saj është më e ruajtur e më e shtrirë në kohë, ndërkohë që shqipja ishte shkruar shumë vonë. Dhe zbulimet e shumta arkeologjike, gjatë gjithë këtyre viteve, të shtrira tashmë edhe në Kosovë; si dhe futja e metodave moderne në kërkim e datim, të mundësuara prej aplikimeve antropo-gjuhësore e  gjenetiko-gjuhësore; të mbështetura në ADN-në e gjuhës dhe në  inteligjencën artificiale; po ngrenë piramidën më të madhe të studimeve për popullsitë më të hershme, parailire e preilire, apo, siç quhen shpesh, pellazgë. Në shkencë çdo gjë ka e do kohën e vet.

Do të uroja dhe kam besim se shumë prej jush, prej brezave më të rinj, mjaft prej tyre edhe referues sot në këtë konferencë, të synojnë e të bëhen pjesë e kësaj piramide.

15 Komente

  1. S
    S'kan tjeter se me cafr te merren kta Nastradina ?

    O ju placin trute , o akademia e langove te kotesise , por perse mor Parazte te ndyre , per kte paguheni ju nga ky Popull te ndani Dekorata si dkur presidenti teneqeve metaj ? Pse , me tw tilla Pordhe justifkoni Rrogat qe merrni ju Maskarenje ? Ptuuuuuuh te pafytyre . Na tregoni njher se cfar keni bere ju si Akademi ne sherbim te ktij vendi deri me sot ! Kush i kontrollon kta Parazite qe paguhen kot e nuk bejne asgje per te cilen paguhen ? Hajt pra , tregohini ktij Opinoni se cfar te mire i keni sjell ktij vendi ju si Akademi Shkerdhatash njerzish te korruptuar e aspak te afte per nji Akademi gjate ktyre viteve !

    1. F
      Fytyres se keqe!

      Shkerdhates se sateme!kur idiot e injorant si ti kerojne te vleresojne akademine e shkencave,ky eshte fundi i botes.

      1. N
        Nastradinat e Akademise skuthave parazite

        Fytyres se Keqe , Ou , duket qarte se pra se clet qenken ju Akademiket Shkerdhata e Pazarite . _ Meqe te pelqeka kjo gjuhe Akademike ,un po ta kthej si te pelqen : T ashkerdhefsha c'te permban Pragu ty e gjithe atyre qe perbejn ate Vryme Qorre bythecesh Akademike ,qe i marrn ktj popull dhe s' arojne asgje vec Brockullave duke ndar ekorata te Vdekurve .Ptuuuuuuuuu funderina . Pergjgjuni se cila eshte Puna qe ken bere gjate gjithe kohes si Akademi ? Heshtni sepse jen te pafytyre jeni Parazite Shkerdhata qe paguhen kot se jeni thjeshte ca Maskarenje . Ha mut tani nqs ta mban porkujdes me gjuhen

        1. .
          .

          Skipetar dhe shkenc (cdo lloj shkence) nuk ka sens. $$$$$$ Kjo duket qart ne ekstremizmat e komenteve te dy skajeve, ata qe e denojn dhe ata qe e lavderojn. $$$$$$ Kjo duket qart kur vet Pseudo-shencetaret Skipetar Daliiaj, Kocaqi, .... flasin me nje urejtje dhe nencmim per Cabejin, dhe "akademiket" me nje urejtje per parent tjeter. $$$$$$$ Dmth vaaaaaari leshin.

          1. Q
            Qytetari aty lart /kritk ndaj Farses Akademike

            hik o Picka e Janullatos e qiu diku tjeter .Nuk e kuptoni se s'jua arras ,me asnj shqptare ktu ! Apo nuk duron dot ju pa jua rrasur ne goje ,Shqiptari. _____________________________________________________________ Eshte per te vene kujen kur lexon komentet e tjra poshte ,e te duket vetja sikur je ne Mbledhjen e Partise Punes ,kur dekorohet njeri dhe te gjithe servilet e tradites sumplpeirse e duartrokasin ! Kta nuk jan ndar ala Mental nag a mentaltet Komuniste e do bejne Akademin e Te Gjatit qe i beri Paret e Shqiperise rrush e kumbulla per qent e oborrit

      2. G
        Gazetari i kapun prej bishti nga Grekt

        Nuk tregojn studimet e punen qe kan ber sepse kan frik se i shkon Greku dhe i pusho zemra Janullatos , Jane duke ja rras Hurn ne bythe Peles se Troyes

      3. a
        astrit

        Respekte per Prof. Çabejin.

        1. S
          Studenti

          Eqrem Çabej profesor i shquar qe me punen e tij shkencore per gjenezen e gjuhes shqipe ka kryer njikohesisht edhe nje veper shume te rendesishme patriotike mbetet shembull per studjuesit e rinj dhe meriton respektin dhe nderimin e gjithe shqiptareve .

          1. P
            Poshte diktatura

            Eqerem Cabej ka nxjerre qe me shume se gjysma e fjaleve shqip jane serbe dhe sllave. Rrini me Cabejin dhe sllavet qe e kane pushtuar akademine. Akademia akoma ka fryme marksiste leniniste sllave dhe trushpelaret qe i shkojne nga pas vdesin qe te shiten per nje apartament te Janullatosit apo Fazllicit.

          2. V
            Vlora.Vlora

            Gjinushi bashke me langot ,ha pi ri dhe vidh

            1. V
              Vl nga Kv

              Harrove dhe foljen tjeter ha,pi,...mosmirnjohes! ndonese je dhe kavajs nga Vlora

            2. t
              troc

              konference per ate qe nuk la vend pafutur eee ? konference qe injoroi dialektin geg?

              1. x
                xyz

                Nuk ka dialekt geg o toç. Ka disa të folme, lokalizma të veriut që nuk kanë lidhje as me njëra tjetrën.Bazë për shqipen u mor dialekti i Elbasanit, vendlindjes së Normales së Elbasanit, gjuhës së folur dhe shkruar nga Konstandin Kristoforidhi, djepit të disa gjuhëtarëve të shquar si Mahir Domi, Shuteriqi, Petër Elezi, etj etj. Elbasani ngërthente ndër vete te dy dialektet bazë të shqipes atë geg dhe atë tosk. Dhe sot kemi një gjuhë të strukturuar si duhet. Kuptove o toç?!

                1. B
                  Bumbum

                  Eqerem çabej Palo turk bythqir që thot 80% e shqipes ësht e huazuar. Ju të akademis jo vetëm të pa aft por edhe antishqiptar. Dekoroni nji shtrembërues të gjuhës shqipe. Apo e kam gabim.? Edhe sikur ::: prap se prap turqit , graqirat. Srbt Jan rraca më e fëlliqur e na kan rën në der. U shofshi sa më parë.

                  1. G
                    Gjergj Fishta i riu

                    Kujdes se dhe dhe ne kohet moderne gjuhet zhduken. Gjuhen nuk e bene dhe persos akademia po, populli. Te paret tone per mes veshtirsive e ruajten gjuhen dhe e trazhguan, ne munges totale te shtetit. Veprat me te medha shqiptari i ka ba kur nuk ka patur shtet. Si ne aspektin e mbrojtjes se teresis territoriale , komunikimit me njeri tjetrin, zhvillimit kulturor(darsma e gezime). Kur ju duk se po zhduket, kur fqinjet i goditen si turq dhe ju zhvaten atdheun, (gabim i Europes), ata vrapuan te krijojne shtet. Ne shpejtesi per te kapur "kohen", ata ju turren shtetarit te pare qe kishte dhuntite ta bante shtetin komb, e beri gjithe ato skrifica, burrin e luftave Esat Pashe Toptani dhe e vrane. Le qe e vrane tosket, nji poshtersi klasike te futjes se sherrit midis toskeve e gegeve( dy degeve), por me ardhjen e antishqiptarit me te madhe te çeshtjeve shqiptare Enver Hoxha, ne vende qe ta reabilitonin dhe kerkonin falje, e bene dhe tradhtar dhe u bane pale ne krim me atentatorin e tije, nji skizofren qe egzistone me shumice ne genet e jugareve, e une per ta zbutur do ta quaj rrumpallen Avni Rustemi. keshtu , jugaret u bane fajtore dhe per fshehje krimi, per plangeprishsin e tyre dhe u perpoqen te bindin popullin, qe ne jugareve na qane zemra per Shqiperi. Njekohsisht, ju shtuan lakmine grekeve e serbeve se po te kishte fituar ky, per ju do te ishte mire, se ky (Esati) kerkonte vetem Durrsin e Tiranen. Budallenjte e komunizmit, si terthoras me kete qendrim, grekeve e serbeve ju nxisnin dhe i nxisin lakmine, se keni dhe me teper per te zhvatur, kurse ne aspektin e brendeshem, e mesonte popullin te mesohej me kufijte e zhvatur dhe ta friksojne se jemi ne, Partia e Punes dhe Enver Hoxha, perndryshe serbet arrijne ne Durres.... por greket i kemi miq dhe de fakto ja bante hak Greqis, dy vilajetet e "jugut", Manastir e Cameri. Idiotet e lindur kishin kapur shtetin. Qe mos te vazhdoi me tej te ju faktoje atdhetarizmin e birit te Tiranes Esat Pasha, sepse ish komununistet dhe zoteruesit aktual te pushtetit do te fillojne te vjellin nga qafa, po ju jap nje bilanc te dukshem: ku jane dy vilajetet e gati thene Toskerise?xxxxx I perkujtueshmi minatori bulqizak Isuf Lici la nji fjale te madhe. Brigadieri Sahit Ruçi, zjarmetaret Esat Huna, Sami Seferi dhe Avdi Prethi nuk arrinin te vendosnin granaten ne furnelin e bllokuar te kromit dhe puntoret silleshin te papune ne te ftohtin e galerise. Kishin frike sepse jepte shenja te rrezikshme dhe asnjeri nuk deshte te vdiste. Thirren Isuf Licin, nji njeri shume i drejte, intelegjent, gjithashtu dhe kur lutej ne teqen e Dervish Caushit qe e kishte afer shtepise, hidhej dhe ne zjarre. I thane per Dervish Caush, futu ne furrnel, te vendosesh granaten e çblloko furrnelin, se kemi mbetur pa pune. Une, nje "burgosur"(!?) ordiner prisnja çdo te bante Isufi. Furrneli jepte shenja te rrezikshme dhe te zinte brenda. Isufi qeshi dhe ju tha: ta leme kete pune per sonte, bani nji leter, dergonja radio Kukesit, te mos kendohet kanga e Isuf Murres nga Luznia(pasi keto te kater, Seiti, Esati, Samiu dhe Avdiu ishin nga Luznia) dhe neser une vije dhe çbllokoj furrnelin. Sahit Ruçi bertiti: burra se na turperoi, rrembeu granaten e pregatitur ne dore, urdheroi Esatin, Samiun dhe Avdiun ( u ngjiten mbi supe te njeri tjetrit dhe çbllokuan furnelin). E keshtu i dashuri Kryetar i Akademise se Shkencave dhe akademik pjesmarres, lereni zhurmen me gjuhen, por hiqni kangen e Cerçiz Topullit e te Mihal Gramenos. Lereni te qete gjuhen sepse ata qe e vulosen ne Manastiin e rrembyer, e projektuan si bensi MERCEDES, qe edhe po beri ndonje gabim(otografik shkruesi) shoferi, e merr marrshin dhe kuptohet. ( Kete thenje lapidre timen thojani dhe Kadares me shume çmime). Kjo asht detyra juaj. Me respekt....

                    Lini një Përgjigje