Vetëm një fjalë mjafton për të përshkruar atë që ndodhi mbrëmë në Pallatin e Kongreseve: e jashtëzakonshme. Që në tingullin e parë e deri në fundin e tij koncerti “Finalmente Elsa” e elektrizoi sallën, publikun, artistët italianë të bandës muzikore, dirigjentin Enrico Melozzin e padiskutim dhe Elsa Lilën vetë.
Ndoshta sepse ishte koncerti i munguar, i prituri prej shumë vitesh. Ndoshta sepse ishte nostalgjia për të dëgjuar edhe një herë, të riorkestruara me mjeshtëri tejet profesionale, këngët përmes së cilave Lila ka bërë jo vetëm historinë e saj e të muzikës shqiptare por dhe të përjetimit të shqiptarëve, sidomos në herën e parë kur ajo u shfaq në skenën e madhe të festivalit të Sanremos. Ndoshta edhe sepse ajo mbetet artistja me klas, që po vazhdon të ruajë me çdo kusht muzikën e bukur, muzikën live që tingëllon pastër në veshin e çdokujt.
E kjo më shumë se gjatë koncertit u pa pas mbarimit të tij, kur me dhjetra e dhjetra adhurues prisnin radhën për ta takuar e për të marrë një autograf prej saj. Ndoshta edhe sepse ruan me fanatizëm dashurinë për kulturën, vargjet shqiptare (si ato të “Dremit liqeri” të Lasgush Poradecit që i ka ngjizur me muzikën e Moxartit) e për muzikën shqiptare, edhe atë tradicionale si “Qan lulja për lulen” apo “Margjelon”, të cilat i risjell në forma e skena të ndryshme italiane.
Ndoshta dhe sepse ka ditur të ruajë thjeshtësinë, mirënjohjen për bashkëpunëtorët e saj të hershëm, të cilët i përmendi gjatë gjithë koncertit (dedikimin më të ndjerë e pati për regjisorin Gjergj Xhuvani, që s’jeton më) ndërsa njërin prej tyre, Pirro Çakon e kishte të ftuarin e saj special, në skenë, për të përcjellë edhe një herë, pas shumë e shumë vitesh suksesin e “Diferenca je ti”, që emocionoi më së shumti vetë Pirro Çakon.
Të shumta mund të kenë qenë arsyet pse mbrëmë koncerti “Finalmente Elsa” rrodhi aq natyrshëm sa orët kaluan si të ishin minuta. Të gjitha arsyet bashkë bënë që ky eveniment muzikor, që i kishte munguar Tiranës, të dilte i jashtëzakonshëm.
Për të gjitha këto aryse Elsa Lila duhet të kthehet e lumtur në Romë, për të ardhur sërish, në Tiranën e saj më e motivuar se kurrë, për sfidën e radhës: festivalin e muzikës në RTSH, ku do të përfaqësohet me këngën “Mars”. Me këtë premtim e përcolli publikun mbrëmë, gjysma e të cilit nuk u largua pa marrë edhe një përqafim prej saj. Momente këto që ishin epilogu më i bukur i kësaj historie që e shkroi, përsëri, vetë ajo, Elsa Lila.
Sa ju ka paguar Elsa per kete lepirje?
Koment tipik i debilave ziliqare per sukseset e te tjereve.
Kur dhelpra si arrin rrushte, eshte i pabere thote.
Kjo i ka plotesuar gjithe kushtet e rilindjes. Pritet qe rama ta beje ose deputete ose ministre.
ben-jane zene ato vendet e deputetes dhe ministres prej sateme dhe sat motre
Te jep shprese kur sheh qe rikthehen ne vend artiste si ajo! Zë I paperseritshem!
Forza Elsa! Meriton gjithcka,me zerin dhe personalitetin e vecante qe ke.
Idiot
me leket e kokaines qe shiste e itali e beri koncertin en tirane, apo keto i keni harruar ju
O loqe, ishte vete prokuroria italiane qe e nxorri Elsen te pafajshme. Sipas teje, nese dikush njihet me dike qe shperndan droge, eshte i perfshire ne kete krim? Dukesh qe je polic, se atyre nuk ju punon i gjithe siperfaqja e trunit.
Drejtesia italiane eshte me e korruptuar se e jona. Po e mbajte shpresen aty, qenke ne rregull...
Elsa afron me teper me Laura Pausinin dhe Celin Dion, qe mjafton zeri per te qen kengetare dhe ska nevoj per byth dhe cica.
Celin Dion ok eshte nje kompliment po Laura Pausini jo se Elsa ka ze me te bukur!
Te lumte Elsa Lila, qe i sjell art te vertete publikut.
Ishte mrekulli ,art ,I mungonte dicka e tille publikut qe plasi se duruari ,bigjet e baxhellat....kishte klas dhe emocion...kaq mjafton , vazhdoni me injorancat Tuaja duartrokisni Luizin...
Bravo!
A is dha fiku çelsin e Tiranes?!
Jo I dha celsin e sumës tënde, rrotë kari.
Koncertet e ksaj Jan thjesht Lavatriçe lekësh.
Elsa , jam e moshuar dhe shume here ke mbushur shpirtin tim me muziken dhe zerin tend. Te falenderoj esht pak. Te dua .
ELSA LILA, nje ikone e muzikes shqiptare e viteve 90. urime te pafundme dhe Suksese ne Festival.
Ti SHOW,POLICI etj jeni ca krimba haleje që dilni pas shiut e që zvarriteni në tokë.Si duket jeni tifoz të malokut të Viçidolit.Elsa është një vajzë e thjesht dhe e dashu shqiptare ,e cila me talentin dhe zërin e saj të bukur e melodioz kënaq publikun që e do dhe respekton.
Luciano Pavaroti, sigurisht kur ishte gjalle , eshte thirrur ne gjygj per evazion fiskal. Edhe Valentino Rossi gjithashtu. Kjo gje nuk i ben ata me pak te talentuar njerin ne skene dhe tjetrin ne pisten e gares. Nese ndokush ka kritika per zerin apo artin qe Zj. Lila paraqet ne skene te na thote , pa per te tjerat nuk ka rendesi per mendimintim.
Personalisht nuk eshte se hyn ne preferencat e mia, por gjithsesi mbetet nje artiste e kompletuar. I japim Cezarit cfare i takon! Per vendimet personale dhe implikimet qe mbartin, cdokush mban pergjegjesi vete dhe vuan pasojat...
Elsen e vlereson nje bote e tere( kuptohet ata qe kuptojne muzike) jo injorantet dhe partiaket qe shkojne nga fryn era.