ONE Albania mbështet Javën e Kulturës Hungareze: Evente unike nga një kulturë mike

2 Nëntor 2023, 18:30Kulturë TEMA

ONE Albania mbështet Javën e Kulturës Hungareze: Evente unike nga

One Albania mbështet për të dytin vit radhazi Javën e Kulturës Hungareze, që do mbahet nga data 2-6 nëntor.  Nëpërmjet një seri eventesh unike, në disa qytete të Shqipërisë, Java e Kulturës Hungareze ofron mundësinë për njohur dhe shijuar një program të kuruar me shfaqje, muzikën tradicionale dhe eksperimentale dhe të shihni ekspozitat artistike, të bazuara mbi kulturën hungareze.

E pranishme në eventin hapës Znj. Irida Bonati, Zëvendësdrejtore Ekzekutive e One Albania, e cila pasi e  vlerësoi mbështetjen e One, pjesë e grupit hungarez 4iG për këtë nismë kulturore, si  një mundësi për të thelluar lidhjet që bashkojnë njerëzit, ndër të tjera shtoi:

 “Aktivitetet e Javës Kulturore Hungareze në Shqipëri ishin shumë të suskseshme edhe vitin e kaluar, gjë që përforcon edhe më tej faktin që lidhja mes Shqipërisë dhe Hungarisë nuk është thjesht një kredencial diplomatik, por një lidhje shumë më e thellë, e cila ka krijuar rrugë të përbashkëta drejt një të ardhmeje të zhvilluar dhe, pa dyshim, drejt progresit në fushën teknologjike dhe inovacionin digjital, ku One Albania kontribuon”. 

Programi kulturor që nis më 2 nëntor, me hapjen e ekspozitës së përkthimeve dhe me eventin shah dhe jazz, do të shoqërohen me një sërë ngjarjesh kulturore për publikun e gjerë.

Gjatë edicionit të saj të dytë, “Javët Kulturore Ndërkombëtare” 2023, një nismë e Ministrisë së Kulturës, sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e 18 vendeve të botës, ndër të tjera edhe Hungarisë.

Z. Ádám Lovassy, Kreu i Misionit Diplomatik të Hungarisë në Shqipëri vlerësoi nismën e Ministrisë së Kulturës dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve tona.  Pas falënderimit për mbështetësit të javës kulturore ai nënvizoi se: “Eventet e javës së kulturës hungareze përveç Tiranës do të zhvillohen edhe në disa qytete të Shqipërisë si: Durrësi, Korça, Pogradeci dhe Vlora, duke e kthyer javën në një event kombëtar.”

Përveç Tiranës, Vlora, Pogradeci e Durrësi do të jenë qytetet, ku do të prezantohet një program i përzgjedhur artistik, ndërsa nata e 5 nëntorit do t'i kushtohet artit dhe kuzhinës tradicionale hungareze.

Java e Kulturës Hungareze janë bërë tashmë në një festival tradicional, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e përvitshme e njohjes dhe shkëmbimit të traditave, artit, kulturës dhe kulinarisës mes kombeve të ndryshme, në Shqipëri.

6 Komente

  1. T
    Tirona

    Normal se paguajne abonentet,me ato tarifa te tre fishuara,kompani mashtruese ONE

    1. Çimi

      Nuk duam valle... Nga Hungaria duam të respektohet Kosova! Ose të gjithë shqiptarët ose asnjë... Të paktën gjysmën e respektit që kemi ne për hungarezët...

      1. K
        K O R C A

        Kur do te na rivendose lidhjen telefonike ne shtepi "One Albania ", qe na i nderpreu qyshse u shkrine dhe u bene nje me Albtelekomin ? Pse behen si budallenj dhe nuk na japin asnje zgjidhje , ndersa ne vazhdojme te paguajme per nje sherbim qe nuk na behet ? ! ! !

        1. K
          Kuki

          Evente?! Eshte Shqip kjo fjale?

          1. y
            yp xhixhi

            zhdukeni si kompani. kompani mashtruese e paafte te jape sherbime. paguan ankohesh dhe nuk gjen zgjidhje.

            1. Z
              Zyber

              Forme mashtruse

              Lini një Përgjigje