‘Gruaja me orë’, kryevepra e Pikasos shitet për çmimin rekord

9 Nëntor 2023, 10:32Kulturë TEMA

‘Gruaja me orë’, kryevepra e Pikasos shitet për

Një kryevepër e Pablo Picasso e vitit 1932 është shitur për 139 milionë dollarë (113 milionë funte), çmimi i dytë më i lartë i arritur ndonjëherë për artistin, sipas Sotheby’s.

Femme a la Montre (Gruaja me orë) bëhet gjithashtu vepra më e vlefshme e shitur në ankand këtë vit, shkruan BBC.

Aty paraqitet Marie-Therese Walter, modelja franceze, e cila ishte gjithashtu një e dashur e artistit spanjoll dhe subjekt i shumë prej pikturave të tij.

Vepra ishte vlerësuar 120 milionë dollarë përpara se të dilte në ankand.


Më parë ishte në pronësi të koleksionistes së ndjerë të artit Emily Fisher Landau, e cila e bleu në vitin 1968.

Femme a la Montre është një portret i Walter-it i ulur në një karrige të ngjashme me fronin në një sfond blu.

E njohur si “muza e artë” e Picasso-s, Walter ishte 17 vjeçe kur u takua me 45-vjeçarin Picasso në Paris dhe më vonë dyshja hynë në një lidhje të fshehtë ndërsa ai ishte ende i martuar me Olga Khokhlova, një balerinë ukrainase.

Walter u bë subjekt i shumë prej pikturave të Picasso-s, duke përfshirë veprën e vitit 1932 Femme Nue Couchee (Gruaja e shtrirë nudo), e cila u shit për 67.5 milionë dollarë në ankand në 2022.

Piktura më e shtrenjtë e Pikasos që është shitur në ankand ishte Les Femmes d’Alger (Gratë e Algjerit), e cila arriti në 179.3 milionë dollarë në Christie’s në 2015.

6 Komente

  1. a
    artisti

    U shit emri, jo piktura

    1. D
      Deti

      Pikturë kot fare!

      1. B
        Baliu

        Ndoshta korniza kushton 113 milion, e sa per pikturen, ajo eshte thjesht nje 'placeholder' per nje pikture.

        1. t
          toni mavrija

          A mund te na e shpiegoj piktori yne ,i gjithdituri Edi, se cfare ideja percjell kjo pikture.Thjesht eshte nje karikatur e femres. Kjo vetem kryekarikature mund te jete ,asgje me shume.

          1. t
            tetovari2

            Arti,cilado qoftë ajo nuk është për katnarë.Dhe Z.kryeministër nuk ka nevojë që t'ua shpjegojë pikturën.

          2. x
            xyz

            Nuk i pëlqej këta "modernistët" dhe kubistët si Pikaso etj etj. Ndryshe kam shumë admirim për Rubensin, Karavaxhion dhe shumë natyralistë të tjerë, që të lënë me gojë hapur me talentin e tyre kur piktorojnë natyrën e gjallë, portrete njerëzish etj etj.

            Lini një Përgjigje