Hapet Panairi i Librit, tituj të rinj, përkthyes e autorë në Pallatin e Kongreseve

15 Nëntor 2023, 20:10Kulturë TEMA

Hapet Panairi i Librit, tituj të rinj, përkthyes e autorë në

Panair i 26-të i Librit ka çelur dyert këtë të mërkurë në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet.

Vizitorët e parë të tij ishin nxënësit dhe studentët. Për 5 ditë me radhë, lexuesit  do të kenë mundësi të vizitojnë eventin më të madh kushtuar letërsisë.

“Ky është një aktivitet që përfaqëson më të mirën e kulturës shqiptare, ky nuk është vetëm një aktivitet kulturor, këtu gjejmë lexuesit, autorët e letërsisë, këtu i kemi të gjithë. Viti 2023 ishte një vit që dallon nga tjerët, pasi për herë të parë Shqipëria ishte e ftuar në Panairin e Librit të Torinos”, thotë Petrit Ymeri, kryetar i shoqatës së botuesve.

Libra të zhanreve të ndryshëm kanë zënë vend në 100 stenda e shtëpive botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e veriut dhe Mali i Zi, në pritje të lexuesve pa dallim moshe. Por, ky panair do të ofrojë më shumë se kaq. Mjaft të ftuar, përkthyes, autorë vendas dhe të huaj do të bëhen pjesë e tij për të rrëfyer rreth veprave që përfaqësojnë.

Dyert e panairit do të jenë të çelura deri në 19 nëntor, duke iu ofruar kështu lexuesve besnikë dhe të rinj qindra tituj librash nga autorë shqiptarë dhe të huaj, me çmime të ulura nga 10 deri në 30%.

5 Komente

  1. K
    Koha e Xhaxhit

    Në diktaturë nuk kishte panaire të librit.

    Përgjigjjuni
    1. l
      lani

      si paske pi barnat sot or dreq prandaj fol percart pi zmr kokrrat

      Përgjigjjuni
    2. K
      Koha e FakePanareve informale

      K.Xh , hahahahah po c'hyn Diktatura ktu or te dhjefte Afrikan n'lulet t'bodhit tyna ? hahahahaha sa kom qesh me kra muzLLumat e dal nga degjenratat e Kurveria Demokartke

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koha e Enverit

        Në demokracinë popullore nuk kishte panaire libri.

        Përgjigjjuni
      2. H
        Harallamb Bano

        Urime te ndjera Tati mbesa e levruesit dhe mbrojteste gjuhes Shqipe shekuj me pare deshmorit te Atdheut qytetar nderi i Fierit Irakli Pylli At Isaia

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje