Sfidat e ruajtjes së gjuhës arbëreshe dhe standardi

19 Nëntor 2023, 18:10Kulturë TEMA

Sfidat e ruajtjes së gjuhës arbëreshe dhe standardi

Nga Gëzim Kabashi

“Dita e Arbëreshëve” që do të organizohet në Tiranë më 23 nëntor është një mundësi e mirë për të trajtuar problematikat e vëllezërve tanë përtej detit, por specialistët arbëreshë janë kritikë lidhur me këndvështrimet e ndryshme të institucioneve shqiptare.

Ata venë theksin në ruajtjen e të folurës të gjuhës arbëreshe në qytezat e ndryshme të Italisë ku banojnë arbëreshë. 

Studiuesi arbëresh, Giuseppe (Zef) Chiaramonte, tha për BIRN se “Dita e Arbëreshëve” që do të zhvillohet më 23 nëntor, “tashmë është bërë lëmsh nga këndvështrimet e ndryshme të dy institucioneve kulturore shqiptare, Akademia e Shkencave dhe QSPA (Qendra e Studimeve dhe Botimeve për Arbëreshët).  

“Një krijesë e re, kjo e fundit, në fushëveprim të ish-Ministrisë së Diasporës, po tashti si brinjë e Ministrisë së Punëve të Jashtëme – sqaron më tej prof. Chiaramonte, duke e vlerësuar rëndësinë e këtij institucioni shtetëror, për sa i përket botës arbëreshe.

Sipas prof. Chiaramontes ndërhyrja e qeverisë në fushën kulturore nuk i ka dhënë autonominë e nevojshme këtyre institucioneve.

“Kjo ndodh kur qeveria ndërhyn në mënyre masive te fusha kulturore, së cilës ose nuk i jep autonominë e nevojshme, ose e ve në kondita të pavolitëshme – shton studiuesi.  

“Ja se si dy institucionet e lartpërmendura kanë evidentuar dy mënyra të ndryshme se si duhet vepruar ndër arbëreshë:  me arbërishten apo me standardin? – argumenton Chiaramonte”

“Duket se Akademia e Shkencave (AShSh), e shtyrë edhe nga dy antarët e saj arbereshë, anon nga gjuha shqipe standarde.  Ndërhyn Kryeministria e pa një, pa dy, miraton këtë zgjidhje – thotë studiuesi arbëresh, duke shtuar:

Në të kundërt, QSPA sheh të natyrshëm mësimin e arbërishtes. Dmth, të mësohet shkrimi i arbërishtes lokale, duke përdorur alfabetin e Manastirit dhe rregullat drejtshkrimore të standardit”. 

QSPA (Qendra e Studimeve dhe Botimeve për Arbëreshët), ku bëjnë pjesë gjithashtu dy përfaqësues arbëreshë, dhe që mban lidhje me nje mori intelektualësh në e sheh të udhës këtë zgjidhje si më e përshtatshmja.

Po çfarë ndodh aktualisht në qytezat arbëreshe për mësimin e gjuhës?

“Këto të folme arbëreshe ndryshojne nga pak vendbanim për vendbanim, por, të gjitha, përdoren vetëm gojarisht, pasi nuk e kemi zakon ta shkruajmë e ta lexojmë – sqaron prof. Chiaramonte.

Sipas studiuesit, që e zhvillon veprimtarinë e tij në dhe rrethina, përjashtim bën Mesha, Liturgjia hyjnore e Shën Jan Gojartit, kënduar arbërisht, e cila që nga viti 1968 zëvendëson greqishten. 

Sipas prof Zef Chiaramontes – “Ky tekst, në  përkthimin e tij zyrtar, është normë për priftërinjtë, dhe si doracak për besimtarët. Përpjekje të tjera drejt leximit arbërisht bëjnë disa revista tonat, siç janë: “”, “Kamastra”, “Jeta Arbëreshe”, “”, …

Në fund, vjen shkolla, ku me ligjin italian të vitit 1999 për ruajtjen e 12 pakicave gjuhësore, edhe arbërishtja ka të drejt të mësohet – ndalet veçmas Chiaramonte:

Sipas tij, nuk janë të pakët ata që e kanë marrë përsipër, pothuajse vullnetarisht, barrën e mesimit nëpër shkolla dhe në kurse për alfabetizim dhe kulturë arbereshe dhe shqiptare. 

Por mësuesit sipas studiuesit arbëresh duhet të kenë njohuri të thella të së folmes lokale dhe të njohin rregullat drejtshkrimore të standardit gjuhësor, me anë të të cilave do të “normojnë” shkrimin e çdo të folmeje arbëreshe. Në këtë mënyrë, frika e arbërishtfolësve, kinse “do na ndrojën gjuhën, nuk ka më arsye të përsëritet, kurse normimi e bën shkrimin të lexueshëm nga kushdo – thotë prof. Chiaramonte.

Profesori shtron pyetjen: “Përse shteti shqiptar nuk ndërhyn te shteti italian duke i kërkuar kurse përditisimi për mësuesit tanë? 

Këto kurse, për të patur vlerë zyrtare, duhen shpallur enkas nga . Për këto kurse do të shfrytëzoheshin katedrat e gjuhës shqipe që janë të pranishme te disa universitete italiane, si, p.sh.: Palermo, , Roma, .

Nga raporti mes dy vendeve mund të kërkohet edhe që t'u jipet përparësi mësuesve arbëreshë në listën e mesimdhënësve në vendbanimet arbëreshe”. – shprehet Chiaramonte.

“Dita e Arbëreshëve duhej të ishte, me të vërtetë, një mundësi që na jipet neve, jo më për të shqyrtuar probleme që janë shqyrtuar e rishqyrtuar kahmoti, por për të punuar për ruajtjen e të folmeve tona – përfundon prof. .

8 Komente

  1. B
    Baftjari arberesh nga mallkeqi ,,,

    Arbereshet duhet te ndertojne dhe ndonje xhami me minare ,,,si kemi ne shiptaret ,,

    1. A
      Aron

      Tani qe Arbereshet do te kene me mundesi per te mesuar gjuhen e tyre ne menyre me institucionale, duhet te behen botime te cilat jane ne dialektin e tyre dhe jo botime me standarten. Madje edhe emisionet qe do te jepen tani ne televizionin Italian, te behen ne dialektin Arberesh.

      1. E
        E verteta dhemb....

        Eh mer Zef ku jeni mplexur,me birazeret e Erdogan turkut...!? Fataleeeeeeee!!!! Turp me fol te njejten gjuhe me keta njethundrake turkoshqipfoles pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit.....

        1. M
          Mehmeti shqiptar far turku

          Haha,,,,me pelqen ,,,,vertet ,,ashtu eshte ,,,,

          1. O
            Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

            Chiaramonti: "...liturgjia e Meshes se shen Joanit Gojartit behet ne arberisht/arvanitika qysh nga viti 1968...." Athere lind pietja: c'lidhje kane muslimon brother's (birazeret e Erdogan ,Xhufka,Mema,Kabash etj) me kete liturgji!? Kur ata leshqene turkoshqipfoles mbushin Iskander/Taxim square me sumat perpjet per ramazon, Bayrom,hashurre, iftar etj kesisoi hajeng/gjullurdi arabesh....!!? Ketu cmenduriiiiiiiiiaaaa nuk ka limit.....!!! Matan kufirit m'Skopje a Kosovo birazeret e birazereve te Albanistanit jan irrituar per ngritjen e nje kriqi kristian (te njejtin kriq qe puthin e betohen apo vaftisen edhe frateli arbereshe m'italia) ndersa gyzel Kabash na shkruan pordhe me rigon!!!!! Mos ka ardhur koha qe para se te merreni me frateli arbereshe e arvanites te merreni me defter/qitapet e sullton Muratit m'istambul ku ruhet origjina juaj turke....!!!

          2. D
            Detari

            po skiptaret bejne simposium me vellezerit turk qe i kine 500 vite pa pushim.

            1. m
              millosh kopiliqi

              Albanolog te vertet ska pasure kurre, ketu eshte tragjedia e gjuhes shqipe. Albanologe behesh me disa vjerrsha ose nje roman ose mbledhes folklori ose kritik letrar ose histori te letersise shqipe .......

              1. a
                astrit

                Gjuha e arberesheve eshte nje perzjerje e shqipes se vjeter me gjuhen italiane ( te dialekteve te krahinave ku arbereshet jane vendosur) Nuk e di se perse quhet gjuha e arberesheve?. Ajo eshte nje gjuhe qe eshte larguar shume nga gjuha zyrtare e shqiptareve. Italishtja me kohe do ta asimiloj kete gjuhe.

                Lini një Përgjigje