“Shumë të dashturit e mij mamë, Loli, Davë, Matildë, Manjolë, Erton, Albanë e Agustin!: Kur i dënuari politik Lek Mirakaj shkruante letër nga ferri i Spaçit

24 Tetor 2025, 12:08Kulturë TEMA
“Shumë të dashturit e mij mamë, Loli, Davë,

Sot që po ju shkruaj këto rreshta, ti e dashtuna Loli e ti Ertoni më i shtrenjtë, në mëngjez i keni uru njëri tjetrit ditëlinjen e pa dyshim keni mendu që ju mungon diçka, urimi nga babi juej-megjithëse larg jush, ashtu si çdo ditë e sot edhe më tepër ju kam përshëndet e uru ditëlindjen e mendjen e shpirtin e kam pasë pranë jush. Uroj e shpresoj që ditëlindjen tjetër, kur Ertoni mbush 10 vjetët, babi të të zgjoj duke të puth sytë e duke të gëzu vetë, e jo më me urime telegramesh e letrash…”

Më 28 mars 1984, ish - i dënuari politik, Lek Mirakaj shkruante nga Spaçi këtë letër që është vetëm një prej letrave të tij nga burgu. Bashkëshortja Dolores (Loli) i ka ruajtur ndër vite dhe ai herë pas here i lexon për të kujtuar “kush kam qenë unë në burg” siç thotë vetë Leka gjatë dëshmisë së dhënë për Autoriteti Dosjeve (AIDSSH). 2 prej letrave që z. Mirakaj i ka dhuruar për AIDSSH-në janë në faqen spac.al zëri KAMP-BURGU SPAÇ/LETRA NGA BURGU

Lek Mirakaj ishte dy vjeç kur nisi internimin me nënën, vëllanë dhe kushërinjtë e tjerë të familjes. Vijoi kalvarin e gjatë të internimeve në Berat, Kuçovë, Valias, Tepelenë ku regjimi grumbullonte familjarët e “të arratisurve”, të konsideruar nga diktatura komuniste "armiq të popullit'.

Foto 1. Mojsi dhe Leka në të djathtë të fotos
Foto 2 Letra e dt.28.03.1984
Foto 3 Lek Mirakaj gjatë dhënies së dëshmisë për AIDSSH.

2 Komente

  1. D
    Dhimbej dhe deshperim mbi tolerancen !

    Shume shume prekese .... si ne shume letrat te tjera dhe Histori te tjera per ata martire qe vuajten denimet nga ish Politika e diktatures komuniste .... Fatekeqesi qe xhelatet per ata qe jane akoma gjalle , asnje denim.... se nga keta qe kane vujatur por dhe nga Ligjet ! gjate ketyre 35 viteve , falje shume e madhe ndaj xhelateve ! Mos valle te gjithe jane pajtuar me denimet dhe vuatjet qe kane bere ! se nuk shpjegoget ndryshe kure xhelatet shetisin lirisht kudo pa ju prekur as nje fije... qe ne vend duhesh tju ishte ritur bari....

    Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje