16 Qershor 1963 – Një grua hyn në histori!
Në këtë ditë, u nis misioni hapësinor sovjetik Vostok 6, me Valentina Tereshkovën në bord, gruaja e parë deri në atë kohë që udhëtonte në hapësirë!
Tereshkova ishte vetëm 26 vjeç, duke e kthyer ëndrrën e njerëzimit në realitet dhe duke thyer një nga barrierat më të mëdha gjinore në historinë e shkencës.
Gjatë fluturimit, ajo realizoi 48 rrotullime rreth tokës në 3 ditë dhe regjistroi të dhëna të vyera për kushtet e trupit të njeriut në mikrogravitet.
Me misionin Vostok 6, Valentina nuk ishte thjesht një kozmonaute, por një simbol i guximit, përkushtimit dhe mundësive të pakufizuara të grave, shkruan naishtedikur.
Lini një Përgjigje