Sula: “Të nderosh Enver Hoxhën do të thotë të mohosh krimet e tij dhe të mos nderosh viktimat”

8 Tetor 2025, 13:45Kulturë TEMA
Sula: “Të nderosh Enver Hoxhën do të thotë të

Sula: “Të nderosh Enver Hoxhën do të thotë të mohosh krimet e tij dhe të mos nderosh viktimat”
Kështu deklaroi në seancën dëgjimore për raportimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), kryetarja e institucionit, Dr. Gentiana Sula, në përgjigjë të shqetësimit të përfaqësuesve të opozitës lidhur me qëndrimin që mbante ndaj futjes së emrit të ish-diktatorit për nderim në një listë figurash historike të lindura në tetor, sipas nje email shpërndarë për deputetët nga sekretaria e Institutit të Studimeve Parlamentare.

Kryetarja shtoi se mund të ketë qenë një lapsus administrativ dhe se AIDSSH është e hapur për të pritur çdo kërkesë nga Kuvendi në raste të ngjashme, kur nevojitet vendimi i Autoritetit.
️Në përmbushje të misionit të saj për edukimin qytetar dhe ruajtjen e kujtesës historike, Autoriteti ka avancuar në punën për ndriçimin e së vërtetës mbi periudhën e diktaturës dhe ndarjen e qartë midis viktimave dhe autorëve të krimeve të saj, shprehur kjo edhde nga kryetarja e AIDSSH, Dr. Gentiana Sula, e cila theksoi gjatë raportimit se " nuk mund të ketë asnjë relativizim të krimeve të regjimit dhe asnjë nderim për autorët e tyre. Kujtimi u takon viktimave dhe të mbijetuarve."

Në raportimin e Raportit Vjetor të AIDSSH për vitin 2024, kryetarja foli për punën e institucionit në shërbim të informimit të qytetarëve, institucioneve, studiuesve dhe medias mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Arkiva dhe digjitalizimi.Gjatë vitit 2024, Arkiva dhe procesi i digjitalizimit kanë vijuar me ritme të larta. Janë grumbulluar 3,244 njësi të reja arkivore, që përfshijnë rreth 55,000 fletë dokumente, të ardhura nga institucione të tjera shtetërore. Falë skanimi masiv janë digjitalizuar mbi 3.7 milionë dokumente duke dyfishuar volumin e fondeve arkivore në dy vitet e fundit. Gjithashtu, janë deklasifikuar 17,303 njësi arkivore, që përfshijnë më shumë se 1 milion faqe dokumente, duke rritur ndjeshëm mundësinë e informimit dhe të hulumtimit shkencor.

Në drejtim të së drejtës për informim, gjatë vitit 2024 janë regjistruar 503 kërkesa të reja, çka përfaqëson një rritje prej 10% krahasuar me vitin e mëparshëm. Në total, janë përpunuar 80,474 faqedokumentesh, prej të cilave 27,248 faqe janë anonimizuar për mbrojtjen e të dhënave personale. Norma e përmbushjes së kërkesave arriti në 96%, duke reflektuar efikasitet dhe përkushtim në ofrimin e shërbimit ndaj publikut.

Verifikimi i figurave publike.Procesi i verifikimit të figurave publike ka vijuar gjatë vitit 2024, megjithëse është shoqëruar me disa vështirësi për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga organet e pushtetit vendor, veçanërisht në rastet që lidhen me emërimet në funksione publike, dekorimet dhe dhënien e titujve të nderit.
Gjatë periudhës raportuese janë trajtuar 82 kërkesa për verifikim, që përfshijnë 263 kandidatë për funksione publike. Nga këto, 25 individë kanë rezultuar të përfshirë në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në përputhje me kërkesat e ardhura nga bashkitë dhe institucionet e tjera publike. çka pasqyron rritjen e transparencës dhe efektivitetit të procesit të verifikimit. Ky proces përbën një hap të rëndësishëm drejt rishikimit të së kaluarës dhe ndriçimit të roleve individuale gjatë periudhës së diktaturës, duke nënvizuar angazhimin e AIDSSH për ruajtjen e kujtesës historike, garantimin e transparencës dhe ndërtimin e një kuadri të drejtë për vlerësimin e figurave publike.

Anëtari i Autoritetit, z. Skënder Vrioni, theksoi se partitë politike vijojnë të mos zbatojnë detyrimet ligjore për transparencën e figurës së kandidatëve në zgjedhje, duke krijuar boshllëqe në zbatimin e ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”. Ai i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë që të forcojë detyrimet ligjore për bashkëpunim institucional dhe të parashikojë penalitete për moszbatim të ligjit, ose të rishikojë dispozitat ligjore për t’i dhënë Autoritetit kompetenca më të qarta dhe detyruese në këtë drejtim.

Edukimi qytetar është realizuar përmes 6 Klube të Librit “Mësojmë nga e Kaluara” në qytetet Tiranë, Korçë, Lezhë, Kavajë dhe Durrës, me 346 pjesëmarrës, të cilët kanë reflektuar mbi dëshmitë, dokumentet dhe veprat që pasqyrojnë vuajtjet dhe qëndresën njerëzore gjatë diktaturës.
Janë mbajtur dy simpoziume shkencore dhe tre ekspozita arkivore tematike, të cilat kanë synuar të forcojnë kulturën e kujtesës dhe kuptimin e vlerave demokratike tek brezat e rinj. Është lancuar platforma digjitale , që i kushtohet kujtesës së burgut politik të Spaçit, ndërsa vijon përgatitja e faqes për Kampin e Tepelenës, një tjetër hapësirë kujtese kushtuar fëmijëve dhe familjeve të internuara.

Në Arkivin Audiovizual të Autoritetit janë mbledhur në total 173 dëshmi, kryesisht nga ish-të burgosur dhe familjarë, që shërbejnë si burim për zbardhjen e historisë së represionit. Për edukimin me të kaluarën për sistemin parauniversitar janë botuar librat “Dielli lind në Spaç” dhe është përgatitur botimi edukativ “Kufij të thyer” me synimin për të sjellë në vëmendje dimensionin njerëzor të së kaluarës përmes edukimit.

Në drejtim të rritjes së cilësisë së studimeve dhe botimeve, anëtari i Autoritetit, z. Albert Nikolla, propozoi ngritjen e një njësie shkencore të specializuar në studimin e dokumenteve arkivore dhe në përgatitjen e botimeve studimore dhe edukative, që do të pasurojnë Platformën Digjitale “Mësojmë nga e Kaluara” dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e një vetëdije të shëndetshme qytetare për të shkuarën.

Të zhdukurit gjatë diktaturës. Gjatë vitit 2024 janë administruar 59 kërkesa të reja nga familjarët e personave të zhdukur, duke e çuar në 400 numrin total të kërkesave të trajtuara nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Nga 120 vendvarrime të dyshuara të evidentuara deri më tani, 11 janë verifikuar, hetuar dhe shënjuar nga Autoriteti, ndërsa 5 të tjera janë në proces hetimi për vitin 2025. Në këtë kuadër, është nënshkruar marrëveshja me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) për përdorimin e metodave jo-invazive në kërkimin e vendvarrimeve në Shkodër, Mirditë dhe Himarë. Po ashtu, po zhvillohet trajnimi i stafit të Drejtorisë për përdorimin e platformës ndërkombëtare “Sistemi i Menaxhimit të të Dhënave të Integruara” (IDMS), që do të mundësojë standardizimin dhe dixhitalizimin e procesit të kërkimit.

Anëtari i Autoritetit, z. Gjergj Marku, raportoi se, falë bashkëpunimit me OSBE-në, është përgatitur dhe përcjellë projekt-VKM-ja për ngritjen e mekanizmit institucional që do të drejtojë procesin e identifikimit dhe rikuperimit të eshtrave të personave të zhdukur ose të ekzekutuar gjatë periudhës së komunizmit. Aktualisht, projekt-VKM-ja ndodhet për shqyrtim në Ministrinë e Brendshme, dhe pritet miratimi i saj për të mundësuar vijimin e gërmimeve dhe hetimeve. Në vijim të marrëveshjes me ICMP-në, janë realizuar sondazhe në gjashtë vendvarrime, me rezultate optimiste që pritet të konkretizohen

Për punën e kryer në këtë drejtim, Autoriteti mori vlerësimin dhe mbështetjen e plotë të Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, z. Ulsi Manja, i cili garantoi mbështetjen institucionale për miratimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për personat e zhdukur, vendim që do të mundësojë zhvillimin e mëtejshëm të gërmimeve dhe hetimeve në terren.

31 Komente

  1. H
    Hoxha

    Ik moj plere ku i pe krimet ti

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shehu

      S'ta ka fajin ajo qe je qorr, shurdh, injorant dhe shpirtzi.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli që paguan vetë

        Pse kush e pjerdh Sulën apo ty kur shumica e popullit e nderon Enver Hoxhën? Ja dhe tani po them. Enver Hoxha është burrë shteti i vlerësuar nga dhumë politikanë të mëdhenj të botës ...... . Pse politika nuk bën një referendum me objekt : - KË MENDONI SE DUHET TË RRESHTOHET NË FIGURAT E NDRITURA TË KOMBIT?................................................................................ - Si mendon ti, i pari Skënderbeu, i dyti kush mund të jetë, apo i treti? .... Këtë e vendos populli, askush tjetër.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Keta plehra mohuan deshmoret e atdheut, duke nderuar e himnizuar fashistet e nazistet, kane edhe goje te hane mut per Enver Hoxhen

          Përgjigjjuni
          1. P
            Plehra njerez Injorant !

            Ore si Populli ! Populli e terhoqi zvare se sa ishte gjalle nuk paten guxim nga Represioni ! I ndjeri Xhevdet Mustafa dhe AVDYL BANUSHI ishin Adap per ish Pederastin Diktatorin hoxha ! atehere do behej me Feste sec u be kure e rrezuan plehren.... ndersa kucedra pantera e zeze akoma Ciceron mbi barin qe i eshte mbjedhur nga goja.... Rendesi ka qe ish plehrat e PPSH hengren kokat e tyre njeri tjetrin...

            Përgjigjjuni
          2. Z
            Zagari Shehu

            O Sheh mënxyra,Po ti mor klysh spiuni apo sabotatori e kolaboracionisti kush ta ka qorollepsur arsyen, gjaku i kriminelëve, i diversantëve apo i të dërguarëve të Beogradit dhe Athinës?

            Përgjigjjuni
          3. E
            E papranushmë

            Shoqria e jonë ështe një Shoqrie shumë e prapambetur me mentalitet primitiv barabar-shepellar, islamo-komunist... Prandaj neve na kanë sudu shumë let përfshirë këtue edhe Enver Terroristin, për 50 vite me rradhë... Dhe psa 1990, erdhën klyshët e ti dhe rrezultati ështe ky çë sot në vitin 2025. Ggjyna një vend kaqë i bukur, një vend i vogël por me male, dete dhe me ujë të pishim pa fundë në mes të Evropës dhe të katandisët në kët gjendje ështe e papranushmë...

            Përgjigjjuni
            1. a
              ai

              Shkruaj shqip idiot dhe pastaj ndy me gojën tënde të qelbur kundër heronjëve që ngritën Shqipërinë nga mesjeta ku e kishin lënë injorantët e tu bejlerë e fundërina të tjera.

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ish Spiunet duhej ti ishte ritur bari !

                Po ku mund te ndodhte e kunderta ! cilet ishin ata qe erdhen ne pushtet mbas 90 ! shumica me Dosje ... nder me kryesoret kryekrimineli penecilina qe ekoma Ciceron dhe pse ka mbi kurriz mbi 3000 te vrare me Armet hapjen e dEpove ! mos flasim per vjedhjet me Firmat Piramidale apo shitjen e te gjithe shqiperise per Skrap ! Shimica e popullit ishin te pa pregatitur per Lirine dhe Demokracine ! ata qe kishin njohuri iken qe ne fillimet e vitiit 1990.... por kishte dhe mjafte te tjere te zgjuar qe kishin njohuri te mjaftueshme mbi Lirine dhe Demokracine ! por nuk guxonin se ishin te kapur nga Dosjet si ish Spiune ! dhe i perdori dhe po i perdore akoma penecilina ! Perderi sa Lista e te gjithe ish Spiuneve nuk dele ne Youtube dhe neper Gazetat se kuhs ka qene dhe te cilet jane ata ! shqiperia do ta vuaj kete edhe me dhjetra vite te tera...

                Përgjigjjuni
              2. P
                Prit Sula prit, sa te dale ndonje Enver tjeter...

                Po kjo nga kullot? Pse nuk thote ndonje fjale per krimet e Saliut komunist? Kjo Sula duket se e ha buken kot. Jane ngritur kembet ti bien kokes!

                Përgjigjjuni
              3. Y
                Y

                Pse nuk flet ti zonje kur nderohen kriminelet dhe bashibozuket ballist qe u bashkuan me gjermanin?

                Përgjigjjuni
                1. r
                  realisti

                  ...un do t'ju sugjeroja linkun si me poshte: ENVER HOXHA-STRATEGU.... https://.dk. diplomacia.dk/.enver-hoxha-strategu-i-madh-i-mbijeteses-se-kombit-shqiptar/.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Baftjari

                    Enveri vrau por ishte sistemi i kriminal , por vrasjet ne demokraci ? nuk ke shkruar nje fjale per vrasjet e komunistit Berisha , nuk thua qe e nderojne kete kriminel , nuk thua qe i shkojne nga pas disa cecene , nuk thua qe i shkojne ne koferenca shtypi te perditshme keta gazetare te ndyre . dhe ti je me e poshter se komunisti Non Grata

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Baftjari

                      Enveri vrau por ishte sistemi i kriminal , por vrasjet ne demokraci ? nuk ke shkruar nje fjale per vrasjet e komunistit Berisha , nuk thua qe e nderojne kete kriminel , nuk thua qe i shkojne nga pas disa cecene , nuk thua qe i shkojne ne koferenca shtypi te perditshme keta gazetare te ndyre . dhe ti je me e poshter se komunisti Non Grata

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        V

                        Po ik moj mer ate rroge qyl dhe mos na caj menderet,ketu nuk ka ngel kriminel i luftes pa u nderuar,ti ankohesh per ate qe udhehoqi luften kunder pushtuesve dhe bashkepuntorve te tij

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vjosa

                          Po te nderohet KRIMINELI DHE HAJDUTI I FLORIRIT QE IKU NATEN DHE LA POPULLIN NE MJERIM KU TUBERKOLOZI MALARJA DHE PA DIJA ISHIN ULUR KEMBE KRYQ? NJE I vete shpallur mbret me ndihmen e serbeve i quajtur Ahmet Zogolli qe tradhetoi POPULLIN e tij duke ja shitur Musolinit a mund te nderohet?...........

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Manjaku

                            Te hongsha buzen

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Njeriu

                              Akënd nuk ka dënuar Enver Hoxha, i dënoi ligji që ishte i publikuar dhe i qartë për këdo. Asnjë vend i botës nuk revokon dënimet e dhëna në përputhje me legjislacionin e kohës kur është dênuar dikush. Nëse ka shkelje të ligjit nga gjykatat le të kërkohet rishqyrtim i dosjes dhe gjykatat le të marrin vendime sipar rivlerësimit por të shpallësh të pafajshëm kriminel të asaj kohe vetëm sepse kështu mendon politika dhe hordhija e pinjollëve te kriminelëve të dikurshëm kjo nuk është në pêrputhje me praktikar juridike. Ti sot mund ti shpallësh heronj kriminelët e dënuar asaj kohe, por ama pêr sot dhe jo për dje. Banditët , spiunët diversantët e rekrutuar dhe stërvitur në Beograd, Athinë e gjetkë si dhe bashkëpunëtorët e tyre qe lyen duart me gjakun e më se 2000 të vrarëve nga këta banditë në periudhën e pasçlirimit, nga 1944 deri në 1956 nuk mund të nderohen sot, siç êshtê rasti i Hamit Matjanit me shokê sepse kêshtu rivriten viktimat e krimeve të tij dhe të gjithë kontigjentit të banditëve. Nuk ngjan në asnjë vend të Europës që një kolaboracionist, si Safet Butka, psh të rivlerësohet sot dhe të shpallet hero. Këto çudira histerikësh po ndodhin ditën për djell në Shqipërinë tonë ku u vra virtyti dhe patriotizmi dhe po ringjallet vesi, makutêria dhe përçarja kombêtare.

                              Përgjigjjuni
                              1. p
                                prokzroei

                                Komentus qorrë shurdhë dhe antishqipëtarë mos na hapni barkun me idjotizma,që mëndja e juaj boshe prodhon. Ai vagabondi i “Sokakut të të marëve”të Gjirikastrës mbetet një nfa diktatorët më brutalë dhe rë shëmtuar,në Europë e mëgjërë.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Malesori

                                  Ka ardhe koha qe njerezit te llogjikojne vete dhe jo te imponohet me ligj mjaft me si deri tani qe atdhetaret i quajtet tradhetare e tradhetaret e kombit patriot

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Q
                                    Qytetari

                                    Gruaja e Shrekut te Kodres ben moralisten. Ketu kemi arritur per sa i takon degradimit si shoqeri.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Alex

                                      Thuhet dhe besohet se nga 4 a 5 mije tedenuar me vdekje ne diktature per 45 vite ,ne 30 vitet e fundit te qusjtur demokrstike shwiperia ka humbur nje numur shume here me te madhe .Vetem per pake dite ne 97 ten humben jeten nga shkaterrimi ii schtetit mbi 3 mije shwiptare.Per te mos folur ketu per shkaterrimin moral teshwiptareve dhe braktisjes akolaptikevte vendit…llogarit etjera ti beje vet kushedo jo politikanet…

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        Haka Tekizoti

                                        Turp të të vijë! Në atë vend pune ty të ka çuar Enver Hoxha. Po të mos bënte ato që bëri, ti dhe shumë e shumë të tjerë do mbeteshit pa atë punë që bëni. Nëse jini të kënaqur me punën, nderojeni.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Avni Rustemi

                                          Shko moj bej shurren , se qelbet dynjane byth pa lare e dreqit , na mbyten injorantet . Te nderosh Sali Berishen dhe te lesh menjane ENVER HOXHEN kete burre te vertete te ketij populli me e pakta eshte qe je jashte orbite dhe te hedhesh posht mundin , djersen po edhe gjakun e nje populli te tere ne gati 50 vjet . ENVERI e mori nga 0 zero ose nga hiri , nje vend te te shkrete , vec nje tufe injorantesh me sistem arsimor thuajse qe nuk ekzistonte e ngriti universitete qe sot jane per toke . Nje popull qe e cante malarja ai thau kenetat i ketheu ne toka pjellore , ngriti uzina e fabrika i sistemoj te gjithe ne pune , qe Ylli yt polar Krimineli Sali Berisha i shkaterroj , gjysmat i futi ne xhep te vet e gjysmat i shperndau per oborrin e tij qe i quan qendrestare . Ngriti Ushtrine miliarda dollareshe qe nuk i bente syri terrt nga asnje armik e qe edhe kete pasuri e pervetesoj krimineli Sali Berisha , por kjo me pasoja te renda besoj e ke degjuar , qe per kete pune u vrane 26 njerez puntore po edhe femije ne rruge duke lozur se u hodh ne ere nje zone e tere qe te pasurohej Saliu dhe e tere qeveria e tij , qe besoj fort qe e degjuar kete edhe megjith tera keto prap asnje gjemb ne kembe . A mund te mendohet qe kjo baterdi kaq e madhe ne ate sistem qe ti moj shurramane na e quan te keq te kalonte kaq gjate pa u denuar autoret dhe jo vetem nuk jane denuar po i ke ne krye qe drejtojne vendin , gezojne pasurine e vjedhur dhe jo vetem kaq po c'do dite sulmojne drejtesine qe nuk eshte drejtesi po padrejtesi . C'do dite Saliu ne krye po edhe te tijte pas tij mendojne si e si ta permbysin se valla ky sot drejton na paska ngritur regjim e po te jete Saliu 82 vjecar breket plot me mut qe ti e soji jot ja lani tre here ne dite mund ta drejtoje mire jo regjim .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Flamur Struga

                                            Perse nje doktore e shkencave merr dhe ben krahasime: po te falish nderojsh Enver Hoxha,mohon viktimat.Per viktimat familjaret e tyre per te gjitha te zezat ,cdo faqe shkruan ,ne duhet te vleresojme.Personalisht kam lindur pas tete vjeteve dhe kur fillova te shoh ndigjoi lexoi,e formova nje bindje mbase jo 100% e keti ose ati grupi por kur i hedh nje retrosektiv te kaluares me : shkolla,fakultete ,uzina,miniera,ushtria me te gjitha gjinite e veta qe nga kembesoria,flota ajrore,detare,Atdheu i furnizuar me arme per pese vjet ,ushqim gjithashtu ,i them vetvehtes; Paska patur plotesisht te drejte[por jo te burgosi me shume vite burg,te vrasi!lufta e klasave..)Me kujtohet se e ashtuquajtura demokraci e sale,i vrau mbi 3780 njerez,sa u mbyten neper detera sa u vran duke kaluar ilegalisht..Jane shm ,por edhe armiqet i paskemi pasur te shumte.Thone se milloshevici me nje shoqate gjuetaresh do shkoj ne Tirane.E kuptojme ne se armiku yne ka punuar ka pervetesuar njerez me peshe ne politike ekonomi dhe ku jo,edhe perfaqesues ambasador..E mira ashtu si e keqja nuk kae fund,ne nuk e bejme zgjidhjen dhe jeta te marri rrjedhen e nje lumi me uj te paster..por qe figura e Enver Hoxhes eshte per tu nderuar si nje burr shteti i pare,kjo nuk diskutohet.Une per vehte them: Lavdi te gjithe perpjekjet qe i beri per te ruajtur Atdheun dhe te njohur ne plote shtete minstitucione boterore..

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Shqiptari

                                              Gjeni një njeri tjetër që udhëhoqi Luftën NÇL dhe hiqeni Enver Hoxhën.Gjeni një person tjetër që e nxorri Shqipërinë nga skëterra,errësira,varfëria ekstreme nga analfabetizmi,nga uria,nga mungesa e shërbimit shëndetësor dhe arsimor dhe pastaj hiqeni Enver Hoxhën.Është e vërtetë që shqiptarët jetuan nën diktaturë dhe pati ndëshkime të rënda dhe të pamerituara.Por pinjollët e një klasë të kalbur feudalësh kriminelë dhe kolaboracionistë nuk flasin për katilin Ahmet Zogu që me dorë të hekurt vrau,preu burgosi tërë kundërshtarët. Kaq regjim gjakatar ishte sa kundërshtarët e kanë atdheun vetëm kur erdhën me eshalonet fashiste të Duçes, pasi mbreti gjakatar dhe hajdut i'a mbathi këmbëve bashkë me thesarin. Duhet mendje e ftohtë dhe e qartë për të vlerësuar figurat e së kaluarës duke kapërcyer llogoret ku rrinë shqiptarët .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Dajti

                                                Sokaky i te marreve ishte kriminel,por jo me i madhi,i madhi te medhenje e eshte Sali haleja,qe prishi cfare kishte ndertuar sokaky i te marreve. Sokaky I te marreve beri krime,por beri dhe Shqiperine,Shqiperia e 1945 ishte mesjet,vend feudal,90% ishin analfabet.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  Momqirsi grekofoneve

                                                  Nderohet Ahmet Zog Sorra, qe iku nga syte kembet duke lene ne meshire te fatit nje popull te tere dhe kete e quajne te rregullt komentuesit moterqire gjak kolaboracionistesh pasardhesit e te cileve u shkerdhyen ne bythe nga italianet e gjermanet, ju bene oral stergjyshkave te tyre. Kjo per ju grashkerdhyer, eshte e rregullt? 1000 vite te jetoni o muter, tradhetine nuk ja u heq askush nga historia. Ishit, jeni e do mbeteni jashteqitje e shqiptareve.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. I
                                                    Ish Spiuneve bari duhej ti ishte ritur !

                                                    Ho ju komentues qe leshoni fjale negative per te nderuaren Zonjen Sula ! qe ajo punon per ndricimin e cdo Dosje te ish Spiuneve ! te degjeneruar se edhe Familiet e tyre , po ti analizoni shumica i kishte te dale rruge ! pyesni ke keni afer ose Ai qe ka mare Dosojen t ije personale ! bejini Analize Familive te tyre ! shumica bordello te fshehur ne ndershmeri me shami ne koke por me kembet perpjete tek shoqeria apo komshijnte ! Njeri i ndershem ka pranuar cdo torture cdo rrezik dhe eleminimin e tije ! dhe nuk ka pranuar te behej Spiun i shoqerise qe ishin te pafajshem qe kerkonin Lirirne e tyre por perfitonin dhe te tjeret..... pyesni ish Spiunin e degjeneruar " PANAJOT djali i KRISTO LOLO " nga nje Familie Minoritare Greke por legen djale qe akoma Jeton....se ish Drejtori i Repartit Ushtarak te Kimise 1190 LLAZAR ANGJDELI si bashkepuntore i Operativit te Repartit ILIR DAKO , e ngriti ish Spiunne ne Detyre , nga nje puntore i theshte , e vuri ne Degene Furnizimit..... ata qe kane punuar ne ate Repart Ushtarak te Kimise 1190 , e njohin....ptu race bastarte....do te Ciceroni nej dite me diell....duroni...

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      L

                                                      Zonje,akoma nuk po e kuptoni se ju qe mbroni kriminelet ballist,bashkepuntoret e pushtuesit,Jeni 0,01% e shqiptareve?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. J
                                                        Jetova ne ate kohe

                                                        Sot ne demokramu....t eshte bere bishti me I rende se sqepari. Po kjo kukavajka kush eshte, nga na doli. Keshtu eshte kur flet kot, pa menduar. Sot e kesaj dite Enver Hoxha mbetet njeriu qe I dha me shume Shqiperise. Kur nuk e njeh historine e vendit injorante do te kalosh jeten. Sot pas 35 viteve demokram....t kurre nuk eshte bere as sa nje vit qe beri heroi I Shqiperise. Keto vite, politika, vrau shqiptarin rrugeve, e katandisi pa buke, femijet I shiti rrugeve te europes, jetesa shume e veshtire, njeriut I ka shkuar palca ne kocke. Besoj ka shume e me shume te mira, por me kete dhe te tjere si puna e kesaj nuk ja vlen me harxhu kohen te cilen e kemi flori. Hani sa te mundeni. Koha po e verteton se ceshte e kaluara e vendit tone. Si qytetar qe kam jetuar ate kohe, me plot gojen them se ajo kohe ishte e arte per ata qe dine te jetojne, jo per ju qe beni hije kot se koti mbi toke.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje