
Ka patur, u bënë vite tashmë, një histeri totale për një shkrimtare femër shqiptare, po, patjetër që e kam fjalën për Lea Ypin.
Lea fenomenale, siç e quan Edison Ypi, që e ka edhe kushëri, meriton plotësisht të gjitha lavdet ë që i janë thurur asaj publikisht dhe privatisht për librin "Të lirë".
Cila është arsyeja do të thoni ju? Sepse me një libër të vetëm ajo provokoi përnjëherësh të gjithë elitën e kalbur dhe llogjet e Kavajës tironse.
Është e vërtetë që Lea Ypi u promovua nga Edi Rama, por është e vërtetë që ajo ka shkruar një libër të shkëlqyer, qoftë nga mënyra e rrëfimit, qoftë kah kompozicioni apo tema e zgjedhur.
Lea provokoi, dhe ja doli me sukses që shqiptarët që nuk shquhen as si popull i penës së madhe, dhe as si popull i shpatës së madhe, por shquhen më tepër si popull bektashi jeniçerësh, e hëngrën si zogu melin provokimin e Leas.
Në të gjithë komunizmin e Leas nuk u lexua asnjë libër, nuk pati asnjë libër bombastik, asnjë libër që bëri jehonë ne media, u fol frëngjisht dhe Ismail Kadareja nuk përmendej. As Dritëro Agolli.
Lea ndërtoi një botë fiktive duke shkruar një libër realist. Libri i Leas nuk është një ese, megjithatë, libri i Leas i ngjan një autoterapie autosugjestive.
Shqiptarët padyshim e kanë përjetuar si traumë kolektive komunizmin, por nëqoftëse ky popull nuk ishte i bërë për komunizmin, atëherë për çfarë jemi të bërë?
Heidegger thotë te “Qenia dhe koha” se jemi të bërë për të bërë pyetje, njerëzit, jo racat. Dhe mendoj se shqiptarët thjesht nuk ekzistonin në komunizëm, pyetjet i bënte sigurimi.
Megjithatë, mënyra sesi portretizohet mamaja e Leas, e bën këtë libër, “Të lirë” dhe një libër feminist, sepse është mamaja e Leas ajo që nepërmjet angazhimit në politikë, që nuk ka asgjë të keqe për një grua, “i bie pas tokave”.
Kjo, më së paku i mundëson Leas të mos hajë më në mensë dhe të shkojë në të gjitha festat që ja ka ënda, sado borgjeze qofshin ato.
Lea është aktualisht e martuar dhe lekton në LSE në Londër. Ajo e ndan kohën e saj mes Shqipërisë dhe Anglisë.
E kam lexu librin në gjuhën gjermane "Frei". Secili mund ta lexoj nga këndi i vet dhe ka pritjet e veta që mund të mos i gjej në këtë Roman. Unë që e kam përjetu atë kohë në një qytet të Kosovës dhe vetëm e kam përcjellë (dhe dashur) Shqipërinë nga larg sepse vendi ynë amë ishte i mbyllur hermetikisht, mësova disa gjëra interesante që s'kisha si t'i dija me gjithë interesimin tim të madh. Natyrisht që më bëri përshtypje mospërmendja e shqiptarëve jashtë kufinjëve megjithë interesimin e babait të Leas për politikën. Babai i saj ndjeu keqardhje për shpërbërjen e Jugosllavisë dhe pasojat e mëdha nga ky fakt: nuk do të jenë më aq të fortë në basketboll siç ishin! Poashtu më bëri përshtypje mendësia e popullit se si kishte një kult ndaj dozës së coca cola aq sa e vënin si dekor mbi televizor.
E kam lexuar librin ne shqip. Me perjashtim te impresioneve te Leas kur ishte e vogel, pjesen tjeter te librit e kam lexuar duke e perjetuar edhe une edhe nje here ate kohe. Lea me risolli edhe nje here ne ato vite, njesoj, me te njejtat impresione si te sajat.
A thua të ketë fund historia?! - Njeriu ka lindur për të pyetur - apo jo?
I referohet librit "Fundi i Historisë" të autorit Fukuyama. As unë nuk pajtohesha me "fundin e historisë" por si duket i pëlqeu shumëkujt pa mendu se nuk ka kuptim. Agresioni rus kundër Ukrainës përfundimisht dëshmoi se ky fund ishte i shpifur, iluzion, fjalë goje.
Lexojme shume libra te krijuara nga ish te persekutuar qe te tille mbeten edhe mbas vitit 1991. Lind pyetja: a e kane patur ndonjehere Ata forcen e domosdoshme per ta shendruar Shqiperine ne nje shtet te dobishem per shumicen dermuese te shqiptareve? Te gjithe konstatojne dhe ankohen, duke u kthyer keshtu ne persekutore te lire dhe te talentuar te te shkuares te ashper te shqiptareve. Asnjeri nuk evidenton me ciltersi thelbin filozofik humanitar te ish/eshte persekucionit. Duhet te jesh SUPER njeri, jo thjeshte shumica/pakica.