Vdekja e Artan Lames/ Alda Bardhyli: Lame krijoi traditën në koleksionin bashkëkohor shqiptar..

22 Maj 2025, 15:40Kulturë TEMA
Vdekja e Artan Lames/ Alda Bardhyli: Lame krijoi traditën në

Artan Lame ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.

Pasioni i tij i rrallë ishte historia dhe renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit. Ndarja nga jeta në moshë të re është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare.

I lindur në Tiranë në vitin 1967 dhe me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës , Artan Lame ka lënë gjurmë të thella si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik, duke kontribuar në zhvillimin dhe ruajtjen e pasurive kulturore të Shqipërisë.

Në një lidhje direkte për Sidorelën e Top Channel Alda Bardhyli, drejtore e QKLL foli se si e ka njohur shumë mirë të ndjerin.

"është një ditë e trishtë për kulturën shqiptare, për mendimin shqiptar, ikja e një figure, do të thosha të rëndësishme, me kontribute në historinë e mendimit të lirë shqiptar këto dy dekadat e fundit, sidomos në kontributin e tij në çështjen e trashëgimisë kulturore apo pasionin e madh që kishte për historinë apo për artin e koleksionit.

Mendoj që është një humbje e madhe për botën e koleksionistëve shqiptarë, për të gjithë ato kontribute dhe traditë të mirë që ato ndërtuan pikëisht këto vite duke sjellë një model se si ne duhet ta ruajmë e ta vlerësojmë historinë "- tha ndër të tjera Bardhyli.
A.K./TemA