Shuhet aktori, Joe Marinelli

25 Qershor 2025, 15:03Kulturë TEMA
Shuhet aktori, Joe Marinelli

Joe Marinelli ka vdekur.

Aktori ishte më i njohur për punën e tij në telenovela si “Santa Barbara”, “General Hospital” dhe “Guiding Light”. Krahas punës së tij në telenovela, ai u shfaq edhe në serialin “The Morning Show”.

Gruaja e Joe, Jean Marinelli konfirmoi në një deklaratë për The Hollywood Reporter se ai kishte vdekur të dielën në moshën 68-vjeçare pas një beteje me kancerin në stomak, transmeton Klankosova.tv .

Midis viteve 1980 dhe 2000, Joe u shfaq në një numër serialesh të ndryshme, duke bërë fillimisht emër për veten si Bunny Tagliatti në “Santa Barbara”. Kohët e fundit, aktori luajti rolin e Donny Spagnoli në The Morning Shoë të Apple TV+ së bashku me Reese Witherspoon dhe Jennifer Aniston.

1 Komente

  1. D
    Dashi

    Hiqini këto sinonime të vdekjes "shuhet" . Ku e kini gjetur këtë fjalë ? E gjithë bota thotë "vdiq" . Sa për vdekjen e aktorit , ngushëllime .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje