Bashkëshorti i Dolly Parton, me të cilin ajo u martua në një ceremoni sekrete në moshën 20-vjeçare, ka vdekur.
Carl Dean vdiq të hënën në Nashville në Shtetet e Bashkuara.
Parton tha në një deklaratë: “Carl dhe unë kaluam shumë vite të mrekullueshme së bashku. Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar dashurinë që kemi ndarë për më shumë se 60 vjet”.
Këngëtarja country Dolly Parton njihet ndër të tjera për bashkëpunimin e saj të jashtëzakonshëm me Kenny Rogers "Islands in the stream". A.K./TemA
Lini një Përgjigje