
Shtëpitë prej druri në bregliqen janë ndërtuar 5800-6000 mijë vjet Para Lindjes së Krishtit. Tashmë arkeologët janë të bindur se Lini i Pogradecit është vendbanimi më i hershëm me palafite në Europë.
“Me ato që kemi kërkuar deri tani dhe rezultatet paraprake konfirmojmë se ky lloj vendbanimi është më i vjetri në Europë”.
Kërkimet arkeologjike në liqenin e Ohrit nisën në vitin 2021 dhe do të vazhdojnë deri në 2024. Ato drejtohen nga arkeologu i njohur Ardian Anastasi dhe zvicerani Albert Hafner, drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bernës.
“Kemi që në 2021 që kërkojmë për gjurmët e fermerëve të hershëm që kanë jetuar këtu. Palafitet e zbuluara këtu datojnë 6 mijë vjet para krishtit, pra mund të themi se në Lin është zhvilluar aktiviteti i parë bujqësor në Europë…”.
Por sa më shumë palafite të zbuluara aq më shumë pikëpyetje ngrihen për studiuesit.
Disa pyetje për të ardhmen: Pse këta njerëz nga vendbanimet në tokë kaluan në bregliqen apo liqen? Nga viti në vit kemi rezultate befasuese për ne, këtë vit kemi zbuluar këtë murin me pilota druri i vendbanimit që është një nga shembujt e rrallë në Ballkan.
Kërkimet nënujore në liqenin e Ohrit do të vazhdojnë deri në fund të vitit 2024, me zhytës profesionistë dhe arkeologë të ekipit shqiptaro-zviceran. Sigurisht qëllimi kryesor është ai studimor e akademik, ndërsa për sytë kureshtarë të publikut vendbanimi i prehistorik i Linit mund të tregohet përmes një muzeu virtual.
“Do të gjejmë mënyra për ti ekspozuar, si për shembull përmes telekamerave mund të ndërtojmë muze virtual dhe sigurisht do të ketë informacion të plotë të botuar për këtë vendbanim që është më i vjetri në Europë me palafite”.(Shqiptarja.com)
Greke ! Greke! Greke !
Yyyyyu hajdut grek shko ne Afrika eshte vendi yt
Dale, se vjen ai kubanezi i Butrintit, dhe e nxjerr grek. Dhe ata banoret e Linit.dobdalin çobenj, qe merrnin leje per të hyrë ne Lin. Nuk e di pse grekët e kane problem qe iliret jane bashkekohes të tyre. Se ne nuk e kemi problem qe grekët e vjeter kane jetuar ne pjesen e poshteme të gadishullit ballkanik. Ne si pasardhes të ilireve nuk e kemi.problem qe kuktura e vjeter greke është vërtetë nje dritë, jne rrezatim, nje burim i gjithanshem kulture qe i mbijetoi shekujve dhe i dha forme kulturave të mevonshme. Por grekët bashkejetuan me iliret per shekuj me radhë. Besoj edhe ata grekërit e vjeter nuk kane patur problem me në. Vetem këta kolloqiftet e sotëm, që nuk.jane grekër, keta kane probleme.
Greket jane shpikur nga Europa ne 1833. Helenet nuk kane te bejne me greket. Helenet ishin fise ilire dhe arvanitasit jane pasardhesit e tyre. Nuk jane te gjithe arvanitasit nga koha kur vdiq Skenderbeu, por shumica jane autoktone ne trojet qe sot quhen Greqi. I gjithe Peloponezi, Atika etj kane qene banuar e folur shqip.
kush jane kta Arkeologe qe mbrojne Skiperine dhe thon se Lini eshte Skipetara ! Jane te Blere nga Edi Mafiozi Rama . -Oj Rama Rama Rama ju malaga . este Grek e tha edhe Cubani .skipetari setiste me dele ,dhe ne greket e lashte punonim me te zeze ne Skiperia