Ndërron jetë shkrimtari i njohur Milan Kundera

12 Korrik 2023, 11:43Kulturë TEMA

Ndërron jetë shkrimtari i njohur Milan Kundera

Shkrimtari i njohur Milan Kundera ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare në Paris, aty ku dhe jetonte.

Ai konsiderohet një ndër shkrimtarët më të mëdhenj antikomunistë, teksa u arratis nga Çekia komuniste në vitin 1975, për në Francë.

Në vitin 1981 ai përfitoi shtetësinë franceze dhe që prej atëhere e konsideronte veten francez.

Librat e tij u ndaluan nga regjimi komunist në Çekosllovaki, deri në rënien e këtij regjimi nga revolucioni Velvet në vitin 1989.

Shakaja, Identiteti, Lehtësia e padurueshme e qenies, janë disa nga librat e tij më të njohur.

1 Komente

  1. B
    Baliu

    Lehtesia edhe me e padurueshme e te mos qenurit!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje