Homazhi i Mero Bazes për Agim Radën: Muralja epike e tij, si testament për shqiptarët

11 Korrik 2023, 16:40Kulturë TEMA

Homazhi i Mero Bazes për Agim Radën: Muralja epike e tij, si testament

Ikja nga kjo jetë e artistit të njohur Agim Rada ka shkaktuar mjaft reagime nga miq e dashamirë të tij. 

Rada vdiq në një moshë relativiisht te re aktive për punë, 70 vjeç, çka është shoqëruar me dhimbje nga ata që e kanë njohur. 

Gazetari Mero Baze, botues i gazetës TemA, ka shkruar në facebook një homazh për Agim Radën, duke kujtuar një nga veprat më të forta të artistit.

“Një mbasdite dhjetori  një dekadë më parë më detyroi ta shoqëroja me makinë deri tek studio e tij për të fotografuar një "murale" të tij. 

Pamja ishte kjo. Ishte koncentruar gjithë neveria për atë që siç thoshte, i kishte çuar dëm gjithë antikomunizmin e tij gjysmëshekullor. 

E fotografova dhe e botova të nesërmen në gazetë pasi përkonte dhe me kujtimin e Lëvizjes së Dhjetorit.

‘Nuk ka komunist më të këqija se komunistët antikomunist’, ka thënë Haveli. Agim Rada e ka vizituar këtë. Dhe sot ka ikur vetëm trupi i tij. Shpirti ka mbetur kudo, në qytet, në skulpturat dhe vizatimet e tij”, shkruan Mero Baze.

6 Komente

  1. D
    Davidi

    Paska profilin tipik shqiptar, hundeshkabe e sypetrit. Kujtuam se fiksimi i ri per Albin Kurtin do t'ja çrrenjoste ate te vjetrin per Sali Berishen, Zero Bazes, por jo.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ermir

      I PARAJSES QOFTE GIM RADA. ARTIST I VERTET JO DERR I KENAQUR.

      Përgjigjjuni
      1. …..

        Shume e bukur!! Paska qene i modh, R.I.P

        Përgjigjjuni
        1. p
          populli

          Kjo eshte muralja me reale e bere per periudhen pas 90

          Përgjigjjuni
          1. k
            kashi

            "Shqiptari Picasso" do ta quaj une kete gjeni me kujton muralen e Picossos Guernica

            Përgjigjjuni
            1. E
              Elvira

              I paharruar' kujtimi i tij. Muralja shume domethenese' per ato qè jane perfaqsuesit e partisè demokratike dhe udhèheqèsi " historik" i tyre!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje