VIDEO: Festivali mbarë kombëtar i humorit në Shkodër, i pranishëm dhe Beci

12 Dhjetor 2024, 18:08Kulturë TEMA
VIDEO: Festivali mbarë kombëtar i humorit në Shkodër, i

Shkodra hapi siparin për herë të parë për Festivalin Mbarëkombëtar të Humorit, një ngjarje që pritet të kthehet në traditë dhe të sjellë buzëqeshje për të gjithë adhuruesit e artit dhe humorit.


Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka takuar trupën e aktorëve të Shkodrës duke i siguruar për mbështetjen në këtë festival i cili pritet të ketë nje sukses të jashtëzakonshëm duke parë edhe interesin e lartë të publikut.

Nga data 11 me 15 dhjetor, çdo natë, Teatri “Migjeni” do të shndërrohet në epiqendrën e të qeshurave dhe kreativitetit artistik, duke mbledhur emrat më të njohur të humorit nga e gjithë Shqipëria.

Shkodra, si djepi i kulturës dhe humori shqiptar, rikujton me këtë festival rolin e saj të rëndësishëm si një qendër e artit kombëtar.

Ky event është një mundësi për të përjetuar jo vetëm të qeshura, por edhe për të festuar traditën e humorit që ky qytet e ka të rrënjosur thellë në historinë e tij.

"Sonte Shkodra është gati të mirëpresë për herë të parë festivalin mbarëkombëtar të humorit. Një javë humor në vendin ku lindi humori, një qytet që kulturën e ka në gjen. Takova me kënaqësi trupën e artistëve të Shkodrës dhe ata më garantuan një sukses të jashtëzakoshëm të këtij eventi.
Mos e humbisni, nga data 11-15 dhjetor, çdo natë në Teatrin “Migjeni"! - shkroi kryetari Beci në rrjetet sociale.

1 Komente

  1. T
    Tirona

    Shume e lane pasdore ate qytet. Ka ende elemente qytetare ne Shkoder.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje