VIDEO/ Rama: Drejt përfundimit rikonstruksioni i Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë

21 Shtator 2025, 09:05Kulturë TEMA
VIDEO/ Rama: Drejt përfundimit rikonstruksioni i Qendrës së Artit

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga puna për rilindjen e Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë, që po shkon drejt përfundimit.

Rikonstruksioni i kësaj qendre është një investim që i rikthen qytetit një hapësirë të re kulturore, theksoi Rama.

Rikonstruksioni i Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë do t’i shërbejë gjallërimit të jetës kulturore të qytetit.

Qendra me funksione komplekse si teatër, kinema, aktivitete sociale kulturore etj., është godinë e ndërtuar që në vitin 1974 dhe projekti i ri, falë një koncepti bashkëkohor të një qendre arti multifunksionale, përfshin ndërtimin e një salle moderne teatri, kinema, një skenë lëvizëse, teatrin e kukullave, hapësirë për ekspozita, kurse arti për të rinjtë, e gjitha një hapësirë ideale për shfaqje të ndryshme teatrore, muzikore dhe artistike.

Ndërhyrja është komplekse, pasi dhe vetë objekti është i tillë. Rikonstruksioni financohet nga qeveria shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Sipas projektit, një pjesë e elementeve do të ruhen dhe do të restaurohen. Por, nuk bëhet fjalë vetëm për rikonstruksionin nga pikëpamja e punimeve civile, por është edhe e gjithë pjesa e mobilimit.

3 Komente

  1. A
    Arberori

    Bravo z. Kryeminister. Ishte fati i keq i Shqiperise ardhja e PD-se ne '92-shin. PS-ja ngaqe kishte eksperience shtetformuese nuk do te lejonte shkerrmoqjen e shtetit dhe pasurive te tij. Me vone patjeter dhe PD-ja do te vinte dhe ndoshta do te kishte qene shume me mire edhe per te. Perendimi gaboi me Berishen. Suksese Shqiperise.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sundim i nje te semuri, mbi nje shoqeri te vdekur

      Zili ketij sundimtari primitiv te semure surrelas do tja kishin dhe ata te bllokut enver-koleka, qe si kaposh maje gjirizesh korrupsioni, varferie dhe shkretimi popullsie, kanibal brenda llojit etj, vazhdon te brambullit vec ´´suksese´´.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sundim i nje te semuri, mbi nje shoqeri te vdekur

        Zili ketij sundimtari primitiv te semure surrelas do tja kishin dhe ata te bllokut enver-koleka, qe si kaposh maje gjirizesh korrupsioni, varferie dhe shkretimi popullsie, kanibal brenda llojit etj, vazhdon te brambullit vec ´´suksese´´.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje