Voskopoja shqiptare në shkëlqimin dhe rënien e saj

20 Shtator 2025, 15:51Kulturë TEMA
Voskopoja shqiptare në shkëlqimin dhe rënien e saj

Në këtë libër profesor Pëllumb Xhufi tregon një vend si Shqipiria po aq të integruar me Europën të cilën sot po e kërkojmë me fener në dorë, sikur jemi aq larg saj, me të cilën, nuk na lidhë as toka dhe as deti. Profesor Xhufi me fakte dhe me një devocion shkencor nxorri nga pluhuri "një dosje të fjetur", me rëndësi të veçantë mes tyre veçanërisht "Kodiku i Manastirit të Shën Prodronit, ku për tre shekuj me radhë, XVI-XIX, murgjit e atij manastiri kanë regjistruar ngjarjet dhe personazhet që kanë shënjuar historinë e qytetit të Voskopojës.

Përmbajtja e Kodikut rrëzon mitin e "ishullit grek të Voskopojës", kinse të rrethuar e të lakmuar nga një mjedis i huaj, i egër e armiqësor shqiptar, mit që e kanë ndërtuar me durim brezni të tëra ustallarësh grekë të historisë. Në këtë kuptim shkruan Xhufi: -"Interesimi i jashtëzakonshëm për Voskopojën është larg së qeni një interesim i sinqertë shkencor. Rrallëherë, një historiografi e huaj  siç është para së gjithash rasti i historiografisë greke, ka investuar aq shumë dhe aq gjatë në historira lokale shqiptare, siç ka vepruar në rastin e Voskopojës apo Himarës, njëra në skajin lindor, tjetra në atë perëndimor të kurimit të Shqipërisë, për të afirmuar tezën e ashtuquajturit "helenizëm" i Shqipërisë. Mungesa e një analize integrale, mbi të gjitha mungesa e papërligjur e një analize serioze të faktorëve përcaktues ekonomikë e socialë të brendshëm, ka bërë që histororiografia për Voskopojën të mbete sot e gjithë ditën pre e legjendave të mbjella në të kaluarën, në kohën kur historia shkruhej sipas kërkesave të politikës.

Nuk është një rastësi, që kjo lloj historiografie ideologjike mbi Voskopojën ka anashkaluar, injoruar, dhe kur i është dashur, edhe  e ka shtrembëruar lëndën e madhe dokumentare që ekziston sidomos për periudhën më të rëndësishme, interesante të saj, nga gjysma e shek.XVII në gjysmën e shek. XVIII, kur u konsumua si shkëlqimi, ashtu edhe rënia e qytetit. Mbi të gjitha është anashkaluar, injoruar dhe në ndonjë rast është shtrembëruar vetë "rrëfimi i Voskopojës", historia e qytetit e shkruar në faqet e harruara të Kodikut të manastirit të Shën Prodromit. Mitropoliti i Ksanthit. I. Martiniani, i bëri një shërbim të paçmuar historisë, historisë së qytetit të tij në veçanti, kur në vitin 1939 e bëri të njohur përmbajtjen e këtij kodiku, në një botim, që nisur nga mangësitë editoriale e nga komentet e papërpunuara të tij, mund të quhet së paku një botim i nxituar. Por nxitimi ishte shpëtimtar, sepse vetëm disa vjet  më vonë. në 1943, kodiku do të digjej, bashkë me manastirin.

Kodikun e ka shkruar peshkopi   i Gorës Mihali nga Shipka në vitin 1799.  Kodiku i Shën Prodromit nuk është thjesht një kronik ngjarjesh e paradë personazhesh të fiksuara e paradë personazhesh të fiksuara nga dora e kujdesi  i murgjve të manastirit. Aty sillen e integrohen edhe ato pak dokumenta autentike në zotërim të manastirit, që i japin rrëfimit besueshmërinë historike. Nga ana tjetër, përmbajtja e Kodikut të Shën Prodronit, e parashtruar sipas një rendi kronologjik, nuk ka të bëjnë me Voskopojën. Personazhet. Ngjarjet dhe personazhet e këtij qyteti, vendosen shpesh në një kontekst më të gjërë, ballafaqohen me ngjarje e personazhe të njëkohshëm nga trevat e tjera shqiptare, ballkanike e europiane.

Voskopoja, pra, jo si një rrëfim, por si një dëshmi, jo si një ", "ishull", por si pjesë integrale e një sistemi krahinor, rajonal, perandorak dhe europian, ku fatet e gjithsecilit ishin të ndërthurura e të ndërvarura. Në fakt nga udhët detare nuk varej vetëm tregtia e qytetit të Voskopojës, por mbi të gjitha rëndësia e portit të Durrësit. 

Varej nga përcaktimi i kufijve midis Stambollit dhe Venedikut, sepse të gjithë tregtarët kishin nevojë që të merrnin lejen e dokumenteve përkatëse të lëshuara nga Porta në vitin 1700. Konsujt e ndryshëm raportonin me detaje për luftën reale për të devijuar ankorimin nëpër portet e ndryshme  nga Ankona në Raguzë. Jo pa interes në këtë kuadër është edhe fakti, se një motër e konsullit Rosa ishte martuar me një pinjoll të familjes së hershme shqiptare Muzaka, e cila deri në pushtimin nga turqit osmanë, në shekullin. XV, kishte në pronësi edhe trevën e Oparit bashkë me Voskopojën.

Një nip i preferuar i Rosës, lindur nga martesa e motrës së tij me Muzakën në fjalë, kapiteni Kostandin Muzaka, rrihte me anijen e tij tregtare rrugën Durrës-Venecia dhe kthimin , duke u bërë njëherësh edhe tregtarin, dhe kur konsulli Rosa u largua për disa muaj nga Durrësi, ky ia kaloi pikërisht këtij nipi, Kostandinit, drejtimin e konsullatës. Vendosja e "Rregullit të radhës" në Durrës për mallrat e destinuara për në Venecie, ishte e lidhur posaçërisht posaçërisht me eksportet e leshit, që përfaqësonin mallin kryesor të evaduar nga porti i Durrësit. Fushata e eksportimit të leshit ishte e përqendruar në muajt korrik-nëntor. Lulëzimi social ekonomik e kulturor i Voskopojës nga shekulli XVII-XVIII i dedikohet rritjes së saj nën hijen e kishës autonome të Ohrit, e hapur ndaj ndikimeve kulturore e rrymave filozofike të Perëndimit, ky " qytet evropian", ishte kthyer gjithashtu në një avantpost të ndikimeve të Perëndimit e në qendër ku po krijohej tharmi kulturor për lëvizjet kombëtare që po përvijoheshin atëkohë edhe në provincat e Ballkanit jugor. Në këtë mënyrë, motivimi i Portës së Lartë, por edhe ai i Patriakanës si dhe i forcave të lidhura me to, për t'i dhënë një goditje vendimtare si Ohrit kishtar , ashtu edhe Voskpojës laike, ishte objektivi i madh.

Në këtë kuptim, sulmet e organizuara në vitin 1769 kundër Voskopojës, që kishin protogonistë e zbatues masën e kreditorëve të pakënaqur të sipërmarrësve voskopojarë, pati me siguri edhe nxitjen e mbështetjen e forcave patriarkaliste e konservatore në qendër e në provincë. Në fund të shekullit. XVIII, Voskopoja jonë e kishte konsumuar si apogjeun, ashtu edhe kolapsin e saj ekonomik e social: ishte rikthyer në kohët e fillimit, me 200 kasolle të vobekta dhe me një tepricë kishash mrekullisht të ruajtura e numër të pafund rrënojash, dëshmi e shkëlqimit të dikurshëm. Moschopolis ishte emri i parë i Voskopojës i përdorur nga popullsia vllahe, provë e një bashkëjetese të gjatë mes dy komuniteteve. Regjistri i parë osman, ai vitit 1431 i  zonës së Korçës e Përmetit, nuk e përmend Voskopojën, por po ashtu ai nuk përmend edhe shumë nga fshatrat përreth malësisë së Oparit. Voskopoja shfaqet disa dhjetëvjeçarë të mëvonshëm, në Defterin e Madh të detyrimeve të kazasë së Korçës, Bilishtit e Krupishtës të vitit 1568/9, si një vendbanim rural me 330 kryefamiljarë. Më vonë Voskopoja u njoh si pronë perandorake dhe iu dha bashkë  me Podgorien në cilësinë e mylkut, pra të një prone personale të pakufizuar, Nënës Sulltaneshë. "Vakëf të Zonjës së zonjave" me dy dekrete sulltanore, të përfshira në sixhilatin e Beratit, të vitit 1647.


Kastriot Kotoni.

6 Komente

  1. D
    Detari

    Moskopojen e dogjen 3-4 bashibozuket turkoskiptar, ska qene fshat Grek por fshat me shumice Vllehe.

    Përgjigjjuni
    1. v
      vilajeti i ripushtuar

      Grada e rende e degradimit te ketij vendi europian, duke u rikthyer perseri ne shekujt e erresires te shperberjes, nga pushtimi osman, cfaqet ne menyren me eksplicite, kur nje islamist turceli si xhufi ben ´´histori´´ duke dhe mbajtur postin akademik, ne institucion me te larte shkencor te ketij vendi.

      Përgjigjjuni
      1. r
        rezi

        Përse nuk ka në Voskopojë në këtë qendër kaq të madhe dhe të qytetëruar ndërtime pa leje si në Theth ,Valbonë etj....???? SEPSE MBIZOTËRON KULTURA.....

        Përgjigjjuni
        1. D
          DUCJA

          Voskopoja nuk ishte as shqiptare as greke, por vllehe, o palo historian. Banoret e Voskopojes edhe pas djegies se saj, kur u shperndane neper Shqiperi, dallonin nga te tjerat dhe quheshin llaci-face, laluce... Gjenine e tyre e cuan neper Evrope, me pas ndricuan Korcen, i dhane jeté rilindjes dhe u dhuruan shtetin shqiptareve. Edhe sot roli i tyre ne Shqiperi eshte gjigand...me gjigandin e gjigandeve.

          Përgjigjjuni
          1. D
            DUCJA

            Edhe toponimi "mehalla e shqipetareve' qe e ke shume per zemer tregon qe shumica e banoreve nuk ishin shqiptare. Se p.sh. nuk thuhet ne Tirane 'lagjja e tironsve' se s'ka kuptim, por thuhet 'rruga e Dibraneve', O mashtrus.

            Përgjigjjuni
            1. E
              E verteta dhemb....

              Cfare shkruan o turk i degjenerum!? Ptuuuuu vrromotourkalvane...... Asnje fjale per djegien e Moschopoli nga birazeret tourkalvanoi pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit,arsyeja: mospranimi i kristianeve orthodhoxe martesat dhe lidhjet apo bashkpunimi me turkoshaket shqipfoles ne Koritsa e me gjere,gje e cila irritoi larot e laros Xhufi te cilet dogjen per here te trete Voskopolin.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje