Dritëro Agolli: Dhe sikur në botë mos ishe ti...

20 Shtator 2025, 19:25Kulturë TEMA
Dritëro Agolli: Dhe sikur në botë mos ishe ti...

Dhe sikur në botë ti mos ishe,
Do jetoja si çdo gjë jeton.
Veç pa ty kjo botë do lëvizte,
Siç lëviz pa ngrohje një vagon.

S’ma zëvendëson ti botën mua,
S’të zëvendëson as bota ty.
Por sa botën sigurisht të dua,
Ku jetojmë e vdesim tok të dy.

 

Lini një Përgjigje