VIDEO/ Si po ndryshon leximi në epokën e rrjeteve sociale?

8 Shkurt 2025, 10:20Kulturë TEMA
VIDEO/ Si po ndryshon leximi në epokën e rrjeteve sociale?

Rrjetet sociale shpesh kritikohen se promovojnë përmbajtje sipërfaqësore dhe nxitin shpërqendrimin, por ato po bëhen edhe një hapësirë ku libri dhe leximi gjejnë jetë të re. Instagrami, TikToku dhe YouTube nuk janë më vetëm platforma për argëtim të shpejtë—ato mund të ndihmojnë në krijimin e një komuniteti të madh lexuesish, ku njerëzit ndajnë pasionin për librat, diskutojnë histori dhe frymëzojnë njëri-tjetrin të lexojnë më shumë.

Në episodin e radhës të Apostrof, flasim me Kristiana Çelaj, një bookfluencer – dikë që përdor rrjetet sociale për të ndërtuar këtë komunitet lexuesish dhe për të sjellë librin më pranë njerëzve. A po ndihmojnë këto platforma që librat të arrijnë më shumë njerëz? A mund të nxisin një kulturë të re leximi në një botë të mbingarkuar nga informacioni i shpejtë?

Ky episod i Apostrof publikohet të dielën në kanalin e gazetës TemA në YouTube. Mos e humbisni!

1 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    Turke me emrin Kristiana!? Pafitiresia turkoshake m'Albaniston......

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje