VIDEO/ Të rinjtë shqiptarë pa marrëdhënie romantike, Preç Zogaj: Poezia nuk mund t’iu arratiset shqetësimeve sociale

25 Janar 2025, 13:12Kulturë TEMA
VIDEO/ Të rinjtë shqiptarë pa marrëdhënie romantike,

A është poezia shqiptare sot më e distancuar nga problemet sociale të kohës? Poeti Preç Zogaj, i ftuar në “Apostrof,” shprehu shqetësimin e tij për këtë çështje, duke vënë në dukje se shpesh poezia duket disi e izoluar nga realitetet shoqërore.

Ai përmendi një sondazh të fundit, sipas të cilit një numër i lartë të rinjsh shqiptarë nuk kanë marrëdhënie romantike, si një shembull të shqetësimeve që duhet të reflektohen në poezi.

Zogaj theksoi se poezia mund të luajë një rol të rëndësishëm në adresimin e këtyre sfidave shoqërore, pasi ajo ka fuqinë t’i pasqyrojë ato në një mënyrë më të ndjerë dhe të thellë se sondazhet, raportet e shtypit apo publicistika.

Sipas tij, poezia nuk duhet të largohet nga këto sfida, por të bëhet një zë i fuqishëm që i përqafon dhe i bën pjesë të saj.