Vijnë festat në Ersekë (VIDEO)

12 Dhjetor 2025, 12:28Kulturë TEMA
Vijnë festat në Ersekë (VIDEO)

 Magjia e festave të fundvitit ka mbërritur edhe në qytetin e Ersekës, ku tashmë janë ndezur dritat festive.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ndau videon e ndezjes së dritave, në një atmosferë festive ku të pranishëm ishin fëmijë e të rritur.

Dritat festive kanë nisur të zbukurojnë Ersekën, duke sjellë një atmosferë të gëzueshme në muajin dhjetor, gjatë të cilit festohen Krishtlindja dhe Viti i Ri.

Atmosfera festive e krijuar nga zbukurimet dhe dritat shumëngjyrëshe do ta shoqërojë këtë muaj gjithë qytetin, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve të ndryshëm.

Atmosfera festive ndjehet në çdo qytet të Shqipërisë gjatë këtij muaji. Sheshet dhe rrugët e qyteteve të vendit janë dekoruar me pemën e Krishtlindjes dhe dritat vezulluese.

Gjatë ditëve të dhjetorit në sheshet kryesore të qyteteve po zhvillohen aktivitete të shumta festive, me muzikë dhe performanca të ndryshme, që do të kulmojnë në natën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor.

Përgjatë gjithë muajit dhjetor në këto sheshe janë hapur edhe panaire dhe shtëpiza nga bizneset me produktet bio të zonave ku jetojnë, duke i dhënë hov edhe ekonomisë lokale. A.K./TemA

Lini një Përgjigje