Gjinushi: Akademia e Shkencave e Kosovës, kala e rezistencës intelektuale

11 Dhjetor 2025, 14:09Kulturë TEMA
Gjinushi: Akademia e Shkencave e Kosovës, kala e rezistencës

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës festoi dje 50-vjetorin e themelimit.

Me këtë rast, kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, gjendet në Prishtinë, ku mori pjesë në ceremoninë e organizuar në nder të këtij përvjetori.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Gjinushi tha se, në periudhat më të vështira të historisë sonë kur hapësira e lirisë ngushtohej dhe të drejtat themelore mohoheshin, Akademia u shndërrua në një kala të rezistencës intelektuale.

“Këtu u mbrojt fjala shqipe, kultura, trashëgimia e historia e popullit shqiptar në Kosovë; këtu u ruajt vijueshmëria e mendimit shkencor; këtu u mbajt gjallë ideja se e vërteta dhe dija nuk mund të shtypen. Ky kontribut, i bërë pa bujë, është një nga faqet më të ndritshme të historisë së ASHAK-ut”, u shpreh akad. Gjinushi.

Kreu i ASHSH përmendi faktin se bashkëpunimi mes dy akademive ka ardhur duke u rritur, mbështetur tashmë në protokolle e projekte konkrete, marrëveshje dhe programe të përbashkëta, duke u bërë një shembull i shkëlqyer se si dy institucione të dijes dhe mendimit akademik brenda së njëjtës hapësirë kombëtare e kulturore mund të rrisin kapacitetet e tyre duke punuar së bashku.

Gjinushi veçoi projektin për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare. Ky projekt është një prej nismave më të mëdha dhe më ambicioze të ndërmarra prej shkencave shqiptare.

“Fakti që dy akademitë tona po e zhvillojnë së bashku këtë detyrë të madhe, tregon jo vetëm pjekurinë e bashkëpunimit, por edhe ndërgjegjen e përbashkët për përgjegjësinë që kemi ndaj historisë, trashëgimisë e kulturës sonë kombëtare, të bazuara mbi të vërteta shkencore”, tha Gjinushi. A.K./TemA

4 Komente

  1. H
    Hakiu

    Po kala e rezistences deri me 12 Qershor 1999,pastaj mozamakeq...

    Përgjigjjuni
    1. K
      K O R C A

      Kurse Akademia jone e Shkencave ka vite e vite te tera ne reanimacion . Nje organizem i larte shteteror qe pati dikur krenarine e lulezimin e vet , porsa vuri dore mbi te Dr.Prof. shpellar Berisha u katandis edhe me keq se arsenali i vyer ushtarak i vene me aq mundim ! Sa vjet t`u bene nekrye te Akademise z. Gjinushi dhe deri me sot nuk te di askush se me cfar merresh dhe si e justifikon ate post qe mban ! Jini kthyer te gjithe ne parazite qe thithni gjakun e ketij populli e nuk jepni ASGJE !

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sander

        ky sisenushi pak pusht po me duket

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deni

          I biri I krykriminetit etem gjinushi ne krye te akademise se barinjve se shkence ne Shqipwri nuk ka patur , nuk ka as ka per te patur ndonjihere. Vetem ne Shqiperi pasardhesit e krimineleve qendrojne ne pushtet deri sa te vdesin. As pensionin nuk e gezojn, nuk ju hyn ne pune.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje