Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani, merr pjesë në Samitin e Aqabës dhe viziton vendet e shenjta në Jordani

10 Dhjetor 2025, 17:29Kulturë TEMA
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani, merr pjesë në Samitin e Aqabës dhe viziton vendet e shenjta në Jordani

Në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Aqabës, u zhvillua Samiti i organizuar nga Mbreti i Jordanisë, z. Abdullah II bin Al-Husein dhe Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, nga data 8 - 9 dhjetor 2025 në Aqaba të Jordanisë, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit dhe Lindjes.

Nga vendi ynë morën pjesë Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani; Arqipeshkvi i Tiranës, Monsinjor Arjan Dodaj; Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu.
Në Samit morën pjesë primatë të Kishave Orthodhokse, Patriarku i Jerusalemit, Theofili III; Patriarku i Antiokisë Joani X; Patriarku i Serbisë, Porfiri, me të cilët Kryepiskopi Joan zhvilloi takime, dhe përfqësues të Kishës Orthodhokse të Rumanisë, Bullgarisë, Kryepiskopatës së Ohrit etj.

Ndërsa nga Kisha Romano Katolike mori pjesë Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të komuniteteve myslimane të Ballkanit dhe Lindjes së Mesme.

Samiti ishte një mundësi historike për t’iu drejtuar komuniteteve me respekt dhe dashuri vëllazërore, ku u theksua që popujt e rajonit ndajnë më shumë se një mijëvjeçar historie të përbashkët, të pasur me trashëgimi fetare, arritje kulturore, shkencore dhe artistike, por njëkohësisht edhe me periudha vuajtjesh, konfliktesh dhe plagë që kanë lënë gjurmë në kujtesën kolektive.

Përfaqësuesit shpresojnë që në të ardhmen do të thellohet bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ndërfetar, me synim shërbimin ndaj komuniteteve, popujve dhe pakicave kombëtare. Në deklaratën e Samitit u rikujtuan figurat e shenjta dhe heronjtë e popujve të Ballkanit, të cilët me jetën dhe shembullin e tyre dëshmuan vlerën e besimit të gjallë. Shembulli i tyre duhet të frymëzojë jo vetëm pajtimin historik, por edhe solidaritetin konkret të përditshëm dhe bashkëpunimin konstruktiv. “Ne falim dhe kërkojmë falje” - ishte mesazhi qendror i dialogut për bashkëjetesë.

Kryepiskopi Joan i shoqëruar dhe Kryedhjakoni Johan vizituan lumin Jordan, vendin e pagëzimit të Krishtit nga Joan Pagëzori dhe kishat e ndërtuara në këtë rajon.

3 Komente

  1. K
    Kazani

    O gazetar analfabet shkruhet "kryepeshkop" ne shqip.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Feja e shqiptarit është Shqiptaria

      LETERSI SHQIP Pashko Vasa Pashko Vasa EDIT Më shumë Krijime Biografia Aforizma Kartolina Foto Komente Poezi Pashko Vasa O Moj Shqypni O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qitë me krye n'hi?! Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë. Ke pasë shumë t'mira e begati, Me varza t'bukura e me djelm t'ri, Gja e vend shumë, ara e bashtina, Me armë të bardha, me pushkë ltina, Me burra trima, me gra të dlira; Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira. Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun. Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë, I ka shti dridhën gjithë Rumelisë; Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra, Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da. Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem përdhe, Shkon bota sipri, me kambë, të shklet E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet. Si mal me borë, si fushë me lule Ke pas qenë veshun, sot je me crule, E s'të ka mbetun as em'n as besë; Vet e ke prishun për faqe t'zezë. Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra, Ndër nji qind ceta jeni shpërnda; Ca thone kam fè ca thonë kam din; Njeni:"jam turk", tjetri:"latin" Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë, Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë! Priftnit e hoxhët ju kanë hutue, Për me ju damun me ju vorfnue! Vjen njeri i huej e ju rri n'votër, Me ju turpnue me grue e motër, E për sa pare qi do t'fitoni, Besën e t'parëve t'gjith e harroni, Baheni robt e njerit t'huej, Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej. Qani ju shpata e ju dyfeqe, Shqiptari u zu si zog ndër leqe! Qani ju trima bashkë me ne, Se ra Shqypnia me faqe n'dhe! E s'i ka mbetun as bukë as mish, As zjarm në votër, as dritë, as pishë; As gjak në faqe, as nder ndër shokë, Por asht rrëxue e bamun trokë! Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, M'ata sy t'bukur q'dini me qa, Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë, Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder; Ka mbet e vejë si grue pa burrë, Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë! Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë? Këtë nanë të dashtun a do ta lamë, Qi njeri i huej ta shklasë me kambë? Nuk, nuk! Këtë marrè askush s'e do Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro! Para se t'hupet kështu Shqypnia, Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia! Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu, Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria! Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë, Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë, Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë Kush mos na e preki, se desim t'tanë Të desim si burrat që vdiqnë motit Edhe mos marrohna përpara zotit.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Z

        KY PAPA JOANI ,,ISHTE JONUZ DHE U BE JOAN ,,,,DHE PERFAQSON PAKICEN ORTHODHOKSE TE SHQIPERISE ,,,KIRJE ELEJSON AMIN ,,,ZGJOHU SHEN KOZMA ,, ME MIR ME ARQIPESHKOPIN ANASTAS JANULLATO ,,I NDRIT SHPIRTI LART NE URANO ,,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje