Lahuta në UNESCO/ Begaj: trashëgimia kulturore jomateriale e UNESCO-s është edhe më e pasur.

10 Dhjetor 2025, 10:44Kulturë TEMA
Lahuta në UNESCO/ Begaj: trashëgimia kulturore jomateriale e UNESCO-s

Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente.

Presidenti Bajram Begaj theksoi se “nga sot (dje), trashëgimia kulturore jomateriale e UNESCO-s është edhe më e pasur. “Arti i të luajturit, të kënduarit dhe punimit të lahutës, një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar, është bërë pjesë e saj”, shkroi Begaj në rrjetet sociale.

Arti i të kënduarit, të luajturit dhe bërja e lahutës përfaqësojnë një element thelbësore të identitetit në hapësirën shqiptare rurale të kultivuar ndër shekuj në krahinat veriore dhe përtej që nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava dhe Gucia. Eposi i Kreshnikëve dhe balada të traditës shqiptare veriore, në duart e lahutarit kanë shprehur në shekuj virtytet e trimërisë, qëndresës, nderit, besës dhe mikpritjes.

A.K./TemA

1 Komente

  1. L
    Liku - .....

    Ndjehem krenare per lahuten teone, por nuk kuptoj nji gje: Po dhalla jone qe na freskon ne pikun e vapes, pse nuk pranohet ne UNESCO? Me siguri nga qe Brishes i kan vjedhur votat ne zgjedhje.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje