Korçë/ Vihet në skenë drama e Eugene O'Neill

9 Dhjetor 2025, 14:40Kulturë TEMA
Korçë/ Vihet në skenë drama e Eugene O'Neill

Teatri “Andon Zako Çajupi” solli mbrëmjen e djeshme shfaqjen “Përtej Horizontit”, një prodhim artistik i frymëzuar nga krijimtaria e dramaturgut të njohur amerikan, Eugene O’Neill.

Në qendër të shfaqjes qëndron historia e një familjeje që ndahet mes dëshirës për aventurë dhe nevojës për stabilitet, duke reflektuar sfidat e përhershme të njeriut për të gjetur vendin e tij në botë, interpretuar me mjeshtëri nga një kastë e përzgjedhur aktorësh.

Regjisori Silvio Goskova tha se “Përtej Horizontit” vjen me qëllim për të sjellë në skenën korçare vepra ndërkombëtare me vlerë të lartë letrare, duke e kthyer teatrin në një hapësirë dialogu ndërmjet kulturave dhe brezave.

Është një shfaqje që të bën të mendosh, që të reflektosh edhe mbi jetën tënde. Mendoj se është një nga ato shfaqje të rralla për qytetin e Korçës”, u shpreh regjizori.

Regjia e guximshme dhe loja e fuqishme e aktorëve sollën një atmosferë të ngarkuar emocionale, që u prit me duartrokitje të gjata nga publiku korçar.

Për mua ka qenë një përgjegjësi e madhe që në momentin që u propozua dhe patjetër që është një kënaqësi. Jam shumë i kënaqur se si e priti spektatori sepse nuk është një dramë e lehtë për tu marr nga spektatori”, tha aktori Jurgen Marku.

Vepra, e cila njihet për thellësinë psikologjike dhe konfliktet e brendshme të personazheve, u soll në skenë me një interpretim modern, duke ruajtur njëkohësisht frymën e autorit nobelist. A.K./TemA

Lini një Përgjigje