NATHALIE CLAYER është eksperte e historisë osmane dhe post-osmane të Ballkanit dhe Turqisë. Ajo është drejtore e kërkimeve në CNRS (CETOBaC) dhe drejtore e studimeve në EHESS në Paris. Ajo është marrë në mënyrë të veçantë me hapësirën shqiptare, me çështjet fetare dhe identitare, me çështjet e hapësirave dhe trajtesat biografike. Midis të tjerave, Nathalie Clayer ka botuar Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, Botimet Përpjekja (2009, 2012), ka bashkëdrejtuar punimet kolektive Tassos Anastassiadis, Nathalie Clayer (red.), Society, Politics and State Formation in Southeastern Europe during the 19th Century (2011); Hannes Grandits, Nathalie Clayer, Robert Pichler (red.), Conflicting loyalties in the Balkans. The Great Powers, the Ottoman Empire, and Nation-Building (2011). Shumë prej punimeve të saj janë përkthyer dhe botuar në revistën Përpjekja.
Shteti-komb i nacionalizon historiografitë. Por, meqenëse është kështu, a duhet lënë mënjanë krijimi i shtetit si temë studimore? Jo, sigurisht që jo, por duhet patjetër që të trajtohet ndryshe.
Pikërisht këtë sugjeron tashmë një historiografi e re, e cila së bashku me zhvillimin e historisë globale, përpiqet ta zgjerojë fokusin e studimit. Ky punim vë në qendër të vëmendjes shtetin-komb, e sheh atë si një hapësirë kuptimore, qarkullimesh, pengesash dhe mundësish, që ndërtohet e rindërtohet me kalimin e kohës, në ndërveprim me hapësira të tjera sociale dhe sipas temporalitetesh të ndryshme.
Në këtë libër Nathalie Clayer merret me krijimin e shtetit shqiptar në periudhën midis dy luftrave botërore dhe transformimin e hapësirave të tija sociale përmes një qasjeje multifokale. Fokusi i saj lëviz gjatë gjithë kohës në mënyrë që të kapë më mirë kompleksitetin e dinamikave, me, përtej dhe nën shtetin-komb.
RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA MAPO.AL
TITULLI: "Një vështrim Multifokal i Historisë së Shqipërisë (1920-1939)"
KATEGORIA: Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare/ Teori dhe Ideologji Politike
SHTËPIA BOTUESE: Pika Pa Sipërfaqe
Lini një Përgjigje