VIDEO/ “Rruga drejt Damaskut”, dokumentari i producentit shqiptar Eki Rrahmani për ditët e fundit të regjimit Assad

9 Dhjetor 2025, 13:30Kulturë TEMA

VIDEO/ “Rruga drejt Damaskut”, dokumentari i producentit shqiptar

"Rruga drejd Damaskut" (The Road to Damascus), një dokumentar i ri i metrazhit të gjatë i prodhuar për Al Jazeera nga Eki Rrahmani dhe Maher Jamous, ofron një qasje të paprecedentë brenda ditëve të fundit të regjimit të Assadit. I xhiruar në dhomat e komandës, në vijat e frontit dhe në territoret e sapoçliruara, filmi rindërton me saktësi njëmbëdhjetë ditët që e ndryshuan përgjithmonë rrjedhën e Sirisë.

Rrahmani, i njohur për punën e tij në zona konflikti dhe projektet ndërkombëtare, sjell një rrëfim të ndërtuar mbi materiale të papublikuara më parë, dëshmi personale dhe qasje ekskluzive tek disa nga figurat kryesore të kryengritjes. Dokumentari ndjek perspektiva që rrallë shfaqen bashkë në ekran: një ish-ushtar i regjimit që rrëfen shembjen e brendshme të sistemit; një grua alevite, e cila përballet me frikën e hakmarrjes sektare por gjen gjeste të papritura humaniteti; dhe liderët rebelë si Abu Qasra dhe Ahmed Dalaiti, të cilët hapin dyert e dhomave ku u vendos fati i Damaskut.

Përtej analizës politike dhe ushtarake, filmi sjell historitë njerëzore që lufta zakonisht i lë në hije: një të mbijetuar të Saydnayas, varrmihësin e Jobarit që ka varrosur qindra njerëz përfshirë familjen e tij, si dhe familjet që sot kërkojnë varret e të zhdukurve.

Me një qasje vizuale të papërpunuar dhe emocionalisht të fuqishme, The Road to Damascus lëviz përmes Damaskut, Homsit, Idlibit dhe Jobarit, duke kontrastuar heshtjen e varrezave masive me euforinë e çlirimit.

Ky projekt tregon se si ekipi i Al Jazeeras – përfshirë producentin shqiptar Eki Rrahmani – arrin të dokumentojë jo vetëm një pikë kthese historike për Sirinë, por edhe dimensionin njerëzor të një vendi që po rindërton identitetin e tij pas dekadash dhune dhe frike.

2 Komente

  1. T
    Teo

    Ore keta Shqiptaret we vdesin per vendet Arabe....pse nuk shkojne te jetojne atje?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexuesi

      Sic duket eshte kembane per politikanet shqipetare………

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje