Vijnë festat dhe në Kinostudio (VIDEO)

10 Dhjetor 2025, 08:42Kulturë TEMA
Vijnë festat dhe në Kinostudio (VIDEO)

Magjia e festave të fundvitit ka mbërritur edhe në Parkun e Artit në Kinostudio, në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau videon e ndezjes së dritave, në Parkun e Artit, në një atmosferë festive ku të pranishëm ishin fëmijë e të rritur.

“Ndezëm sot dritat e festave të fundvitit në Parkun e Artit në Kinostudio, një hapësirë që për vite me radhë ka qenë tempulli i artit dhe imazhit shqiptar, e që nga sot kthehet në një oaz të bukur, plot drita festive”, shkruan Rama.

Dritat festive kanë nisur të zbukurojnë Tiranën, duke sjellë një atmosferë të gëzueshme në muajin dhjetor, gjatë të cilit festohen Krishtlindja dhe Viti i Ri.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje