Atmosfera festive ka mbërthyer qytetin e Shijakut, ku qytetarët dhe veçanërisht fëmijët po shijojnë magjinë e muajit të dhjetorit. Dritat shumëngjyrëshe, fishekzjarret dhe tingujt e muzikës festive kanë mbushur sheshin kryesor të qytetit me gëzim dhe ngrohtësi.
Kreu i Bashkisë, Elton Arbana së bashku me qytetarët, ndezi dritat e bredhit të festave, duke simbolizuar fillimin e festimeve që do të zgjasin gjatë gjithë muajit.
Kryeministri Edi Rama ndau këtë mbrëmje pamje nga festimet pranë sheshit kryesor të qytetit.
Përveç ndezjes së dritave të bredhit, qyteti do të presë një panair të hapur, ku bizneset lokale do të prezantojnë produktet bio të zonës, duke ofruar një mundësi për të shijuar dhe përkrahur prodhimet vendore.
Shijaku po përgatitet për një muaj të mbushur me ngjarje festive, kulturë dhe argëtim për të gjithë banorët. A.K./TemA
SHIJAKU 100% MYSLYMAN