Lahuta në UNESCO/ Spiropali: E lumtur dhe krenare që UNESCO ka përfshirë lahutën, një nga thesaret më të çmuara të identitetit tonë kulturor (VIDEO)

10 Dhjetor 2025, 14:42Kulturë TEMA
Lahuta në UNESCO/ Spiropali: E lumtur dhe krenare që UNESCO ka

Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, theksoi se lahuta është pjesë e shpirtit kombëtar dhe kujtesës sonë kolektive.

“E lumtur dhe krenare që UNESCO ka përfshirë lahutën, një nga thesaret më të çmuara të identitetit tonë kulturor “Arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës” në Listën e Trashëgimisë Jomateriale që Kërkon Mbrojtje të Menjëhershme. Lahuta është pjesë e shpirtit tonë kombëtar, një zë i historive, legjendave dhe kujtesës sonë kolektive”, shkruan Spiropali.

Sipas saj, “është detyrimi ynë ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë këtë pasuri të rrallë tek fëmijët tanë dhe ndër breza, që tingulli i saj të mos shuhet kurrë”.

Arti i të kënduarit, të luajturit dhe bërja e lahutës përfaqësojnë një element thelbësore të identitetit në hapësirën shqiptare rurale të kultivuar ndër shekuj në krahinat veriore dhe përtej që nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava dhe Gucia. Eposi i Kreshnikëve dhe balada të traditës shqiptare veriore, në duart e lahutarit kanë shprehur në shekuj virtytet e trimërisë, qëndresës, nderit, besës dhe mikpritjes. A.K./TemA

2 Komente

  1. R
    Rasputin

    po ajo surrat mushka e ministrise se kultures na e nxori lahuten me prejardhje serbe njeher

    Përgjigjjuni
    1. L
      LEONIDHA OSE LONI

      NE KETEJ NGA APOLLONIA ,,LAHUTEN NUK E NJOHIM FARE ,,,KEMI DEFIN QIMANEN DHE PIPIZANEN ,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje