Kjo pikturë e relizuar në vitin 2013 flet për dashurinë e pafundme të nënave për fëmijët e tyre. Pamja që mund të shihet gjatë vizitës në veprat artistike të Bakallit është unike. I ndikuar nga ngjyrat e Gustav Klimt dhe kryevepra botërore “Puthja”, Gazmend Bakalli krijon emocione të veçanta duke treguar legjendën e një lloji tjetër puthjeje.
Djali i vogël i puthur nga Rozafa, kështjella në horizont, lumi Buna dhe të gjithë elementët e tjerë së bashku sjellin një histori të freskët nga piktori.
Ai vazhdon të ketë mall për shtëpinë dhe të frymëzohet nga historitë dhe legjendat e atdheut, megjithëse jeton përtej Oqeanit Atlantik, në Connecticut.
Gazmend Bakalli u kthye në Shkodër ku kalonte pothuajse çdo ditë në ateliet e Dan Jakës dhe Ismail Lulanit, duke punuar si piktor. Në vitin 1988 fitoi çmimin “Highly Commended Young Artist” në panairin Fasht, të organizuar nga artisti dhe pedagogu i atëhershëm, Edi Rama.
Në vitin 1990 u ftua nga artistë të rinj shkodranë të merrte pjesë në ekspozitat e tyre, duke përfshirë edhe ekspozitën e parë personale të Bakallit në Shkodër. Pas tetë muajsh eksperiencë si refugjat në një kamp në Stamboll, ai arriti të realizonte ëndrrën e tij për të ikur nga Shqipëria. Në vitin 1991-1994 studioi në Fashion Institute of Technology në New York, ku u fokusua në reklamimin ilustrativ, fotografi dhe pikturë.
Ai punoi atje për disa vite dhe më pas u transferua në një agjenci reklamash. Tani punon vetëm me pikturë. Bakalli ka pasur disa ekspozita në New York, Boston dhe në Kombet e Bashkuara në New York.
Lini një Përgjigje