100 vjet Korça krahinë autonome, nderohen patriotët

11 Dhjetor 2025, 09:03Kulturë TEMA
100 vjet Korça krahinë autonome, nderohen patriotët

109-vjetori i shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës, një nga momentet më domethënëse të historisë sonë, kur Korça u shndërrua në model të vetëqeverisjes, qytetarisë dhe organizimit institucional është përcjellë mes aktivitetesh të shumta.

Në këtë ditë simbolike Këshilli i Qarkut të Korçës ka organizuar dje në shenjë nderimi aktivitete të shumta kulturore, historike dhe përkujtimore si një homazh për vizionin e patriotëve korçarë dhe një kujtesë për vlerat e qytetarisë, arsimit dhe bashkimit.

Në Shtëpinë e Flamurit, godinën simbol të kësaj dite nuk kanë munguar as ekspozimet e dokumenteve dhe dëshmive të kohës të sjella nga Koleksionisti dhe historiani Niko Kotherja

Çdo 10 dhjetor Korça kujton shpalljen e Krahinës Autonome të Korçës përmes aktiviteteve që shërbejnë si një urë mes së shkuarës dhe së sotmes, duke nderuar figurën e Themistokli Gërmenjit, por edhe gjithë plejadën e patriotëve që kontribuuan në këtë moment historik. A.K./TemA

1 Komente

  1. S
    Shqiperi e shqiptareve

    Ne 1912 Shqiperia ishte shpallur e pavarur, ne 1913 njohur pavaresia, cfare na qenka kjo autonomi brenda pavaresise? Apo cudirat vllehe te korces??!! Po na kujtoni republiken autonome te Mirdites... Cfare i keni keto maskaralleqe? Te hiqet kjo date si evokim percarje e mosshtetformimi!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje