Durrësi është ndriçuar nga dritat festive, duke hapur zyrtarisht atmosferën e festave të fundvitit.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga momentet festive të ndezjes së dritave, ku të pranishëm ishin fëmijë si dhe të rritur, të cilët u mblodhën për të ndarë së bashku momentin magjik të fillimit të festimeve.
Sheshi “Liria”, bulevardi kryesor dhe zona bregdetare janë transformuar në një mozaik ngjyrash, me pemën gjigante të festave dhe dekorime të reja.
Me ndezjen simbolike të dritave, qyteti i Durrësit i hap rrugën një atmosferë të ngrohtë e festive për pritjen e Vitit të Ri. A.K./TemA
Lini një Përgjigje