Pasi kalon disa kohë në Paris, Rebeka, e njohur si Coco, niset për në Amerikë, për të drejtuar një nga degët e agjencisë ku punon. Ajo përballet me entuziazëm me rolin dhe jetën e saj të re në Nju Jork, qytetin që ringriti legjendaren Chanel, kur karriera e saj dukej se ishte në rënie.
Aty përhumbet ndër faqet e ditarit të një gruaje që ka jetuar në kohën e heroinës së saj: histori që flasin për kohë të largëta, zgjedhje të vështira dhe për një grua që ndoshta ishte agjente... Edhe jeta e Coco-së sonë nuk është më pak e guximshme dhe e destinuar për të mos gjetur paqe, sepse Etieni, dashuria e saj e sapogjetur, nuk është me të, por ka mbetur në Francë.
E çfarë është oqeani për dy të rinj që e duan shumë njëri-tjetrin? Kështu menduan të dy në fillim, por distanca ndonjëherë mund të zmadhojë keqkuptime të vogla e t’i shndërrojë ato në keqkuptime monstruoze... A do të jetë në gjendje Coco-ja të shpëtojë dashurinë e saj të madhe dhe të festojë Krishtlindjen me të në Nju Jork?
RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA MAPO.AL
TITULLI: "Krishtlindje si Chanel"
PËRGATITI PËR BOTIM: Bejtullah Destani dhe Harry Bajraktari
SHTËPIA BOTUESE: Botimet Living
Lini një Përgjigje