Violina e Ajnshtajn shitet me vlerën marramendëse

11 Tetor 2025, 21:13Kulturë TEMA
Violina e Ajnshtajn shitet me vlerën marramendëse

Një violinë që i përkishte dikur një prej shkencëtarëve më të mëdhenj në botë është shitur në ankand për 860 mijë paund. Por me vlerësimin dhe të për qindjes që marrin organizatorët vlera shkon mbi 1 milionë paund.

Violina Zunterer e vitit 1894 mendohet të ketë qenë instrumenti i parë i tij. Fillimisht pritej që shitej për 300 mijë paund në ankandin e organizuar nga Dominic Ëinter Auctioneers në South Cerney, Gloucestershire.

Edhe një libër filozofie që Ajnshtajni ia kishte dhuruar një miku u shit për 2.200 paund.

Sipas ekspertëve, kjo mund të bëjë që ky të jetë çmimi më i lartë i një violine që nuk i përkiste një instrumentisti apo që të jetë e prodhuar nga Stradivarius. Rekordi i mëparshëm mbahej nga një instrument që me gjasë gjendej në anijen e Titanikut.

Specialisti Chris Albury e përshkroi shitjen e kryer brenda 10 minutave si “një moment special”. “Kishim tre ofrues në telefon që ishin shumë të përfshirë deri në fund”, tha ai për BBC.

Sipas tij, shumë njerëz nuk e dinin që Ajnshtajni luante në violinë. “Ai thoshte gjithnjë se po mos të ishte bërë shkencëtar, do t’i pëlqente të ishte muzikant. Ai nisi ta mësonte violinën në moshën 4-vjeçare dhe luante çdo ditë”, tha Albury. /liberale/

Lini një Përgjigje