Nëse letërsia është një pasqyrë e shpirtit njerëzor, atëherë Virginia Woolf mbetet një nga zërat më të kthjellët që kanë folur ndonjëherë për jetën e brendshme të individit, veçanërisht të gruas.
Me një stil eksperimental dhe një mendje të mprehtë filozofike, ajo rrëzoi muret e formës tradicionale dhe rindërtoi fjalën e shkruar mbi themele të reja: introspektive, të çliruara dhe pa kompromis. Lindur në Londër më 1882, Woolf ishte një zë radikal në një kohë konservatore. Ajo nuk ishte vetëm një shkrimtare, por një mendimtare që guxoi të artikulonte gjëra që shumë gra i ndienin por nuk mund t’i thoshin. Në veprën e saj më të famshme, “A Room of One’s Own” (1929), ajo nuk kërkonte as privilegj, as mëshirë – vetëm një dhomë më vete dhe të ardhura të pavarura për të shkruar lirshëm romanet si “Mrs. Dalloway”, “To the Lighthouse” dhe “The Waves” nuk janë thjesht rrëfime. Janë struktura të brishta dhe poetike, ku koha, ndërgjegjja dhe kujtesa rrjedhin si një lumë pa brigje.
Aty, Woolf na mëson se realiteti nuk është vetëm ajo që ndodh jashtë, por edhe ajo çfarë ndjejmë përbrenda – një botë e heshtur, që ajo e bëri zë. Si një prej figurave kyçe të grupit Bloomsbury, ajo ishte gjithashtu një intelektuale që besonte te arti si formë e rezistencës. Në kohën e luftërave, depresioneve dhe shndërrimeve sociale të thella, ajo shkroi si të donte të shpëtonte botën me fjalë – dhe ndoshta ia doli përmes brezave që frymëzoi. Tragjikisht, vuajtjet e saj mendore e shtynë drejt vetëvrasjes në vitin 1941, por ajo mbeti gjallë në mendjet e lexuesve dhe në historinë e letërsisë si një simbol i emancipimit dhe eksperimentit letrar. Sot, Virginia Woolf nuk është thjesht një autore klasike. Ajo është një jehonë e vazhdueshme për të drejtën për të qenë, për të shkruar, për të ndierë dhe për të mos heshtur.
Virginia Woolf përjetoi shumë shtëpinë e verës që familja përdorte në Cornuell, në cepin jugperëndimor të ishullit britanik, ku ajo pa për herë të parë farin që më pas u bë objekti qendror i romanit të saj “Për te fari” (1927) një roman eksperimental për nga teknika e shkrimit. Fëmijëria e Woolf pati një përfundim të papritur më 1895 me vdekjen e nënës së saj, pasuar nga vdekja dy vjet më vonë e gjysmëmotrës së saj, Stelës, e cila ishte edhe një figurë mëmësore për të. Nga vitet 1897 deri më 1901 ajo ndoqi studimet në klasicizëm dhe histori në departamentin e Zonjave në Kolegjin Mbretëror të Londrës, ku ajo ra në kontakt me reformues të hershëm të të drejtave të grave. Ndikime të tjera të rëndësishme për të ishin vëllezërit e arsimuar në Kembrixh dhe biblioteka e stërmadhe e babait të saj. E nxitur nga i ati, Woolf filloi të shkruajë në vitin 1900. Vdekja e të atit të saj më 1905 shkaktoi një krizë tjetër nervore për të. Pas vdekjes së tij, familja Stephen lëvizi nga Kensingtoni, lagjja e pasur e Londrës në lagjen Blumsburi, e cila është më boheme. Ishte në këtë lagje ku Woolf në bashkëpunim me vëllezërit dhe miqtë e vet intelektualë krijuan grupin artistik me të njëjtin emër.
Pseudonimi që e shoqëroi gjithë jetën dhe frika nga seksi, sekretet e errëta të Woolf
Një nga shkrimtaret më të rëndësishme në botë, Virginia Woolf është një nga personalitet që gjithmonë na intrigon për mënyrën se si jetoi, se si u shpreh artistikisht dhe se si sfidoi çdo konventë shoqërore të kohës së saj. Kur ishte e vogël ajo kishte pseudonimin “dhi”, sepse ishte gjithmonë e prapë dhe dikush duhej ta ndiqte vazhdimisht për t’u kujdesur për Virginian. Një nga gjërat e saj të preferuara ishte të gërvishtte thonjtë në mur për të mërzitur motrën e saj më të madhe. Megjithatë, kur ajo u martua dhe u largua nga shtëpia e tyre, ajo i shkruante asaj një letër çdo ditë. Nëna e saj i mësoi asaj frëngjisht dhe latinisht që në moshën shtatë vjeçare. Si e kanë përjetuar familjarët debatin mes Julit dhe Eglës? Vëllai i aktorit Mario zbulon gjithçka.
Woolf , megjithatë, për shkak se ajo nuk shkoi në universitet, duke qenë se asokohe vajzat nuk kishin akses dhe veçanërisht për ata që i përkisnin shoqërisë së lartë, lexonte pa pushim për të mbushur këtë boshllëk që ajo mendonte se ishte krijuar nga mungesa e arsimit të lartë. Që kur ishte 11 vjeç, Wolf eksperimentoi me lloje të ndryshme stilolapsash, duke shpresuar të gjente modelin që do t’i jepte asaj ndjesinë e përsosur të shkrimit sa më shpejt të jetë e mundur. Në një moment, Woolf mendoi të martohej me mikun e saj Lytton Strachey, një shkrimtar që ishte homoseksual për ta mbrojtur atë nga paragjykimet e kohës. Në moshën 27-vjeçare, ajo pranoi se kishte frikë nga seksi. Për një kohë të gjatë autorja shkruante në këmbë, në një tavolinë të veçantë, sepse e konsideronte procesin e të shkruarit të ngjashëm me atë të krijimit të një pikture dhe donte t’i shikonte dorëshkrimet e saj nga larg. Kur ajo u martua me burrin e saj Leonard, ata patën një majmun të quajtur Midge. Vetëm pas martesës Virgine mësoi të gatuante dhe kështu filloi të merrte leksione gatime, të cilat ndoshta nuk ishin për të, pasi një herë ajo aksidentalisht kishte futur në furrë aksidentalisht bashkë me tortën unazën e saj, shkruan panorama.
Lini një Përgjigje