Vizatimi më i vjetër në botë, shkencëtarët zbulojnë pikturën 51.200 vjeçare

4 Korrik 2024, 18:21Kulturë TEMA
Vizatimi më i vjetër në botë, shkencëtarët

Shembulli më i vjetër i artit figurativ të shpellave është zbuluar në ishullin indonezian Sulawesi nga shkencëtarë australianë dhe indonezianë.

Piktura e një derri të egër dhe tre figurave të ngjashme me njeriun është të paktën 51,200 vjet e vjetër, më shumë se 5,000 vjet më e vjetër se arti i mëparshëm më i vjetër i shpellës.


Sipas ekspertëve, zbulimi tregon se njerëzit asokohe  kishin aftësinë për të menduar në terma abstrakte.

Këto piktura  përfaqësojnë një evolucion në proceset e mendimit në specien tonë që i dhanë fill artit dhe shkencës.


Prof Adam Brumm nga Universiteti Griffith tha se zbulimet më të fundit të artit të shpellave indoneziane hedhin dritë të re mbi rolin e rëndësishëm të tregimit në historinë e artit.

“Vlen të përmendet se arti më i vjetër i shpellave që kemi gjetur deri më tani në Sulaëesi përbëhet nga skena të dallueshme: domethënë, piktura që përshkruajnë njerëzit dhe kafshët duke ndërvepruar në atë mënyrë që ne mund të nxjerrim përfundimin se artisti synon të komunikojë një rrëfim të një lloji-një histori”, tha ai. A.K./TemA

1 Komente

  1. L
    Latif Dreqi.

    Po foto pse nuk jepni? Ju te çani gajden me fotot e kurvave kur jane ne plazh dhe nuk jepni foto qe me te vertet eshte kenaqsi dhe interes per ti pare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje